Kryeministri Edi Rama bëri sërish ironi me deputetët e PD që i kthyen shpinën teksa po fliste në Kuvend. Ai iu drejtua duke iu thënë se "me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë".

“Nga ana tjetër, dua të them që është e rëndësishme se ka pasur shumë lloj fjalësh në eterin e rrjeteve sociale edhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave. Është thënë se do të rriten pensionet, pagat por edhe kontributet. E vërteta është që normat kotributive që aplikon Shqipëria janë më të ulëta se në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, të gjithë duhet të dinë se gjithcka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë. Edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive këtu, më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni