Për herë të parë, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se opozita do e zhvillojë protestën më datë 23 tetor në dyert e Parlamentit Europian dhe do jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.
Deri më tani janë mësuar emrat e 26 prej tyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, megjithëse lista mbetet ende e hapur.
Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Protesta para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, Report Tv siguron listën e deputetëve të PD që kanë konfirmuar pjesëmarrjen
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar listën e deputetëve që kanë konfirmuar se do të shkojnë në protestën e 23 tetorit para parlamentit europian në Strasburg, që ka lajmëruar më herët Partia Demokratike:
Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.
26 deputete, sa gjysma e klases time,do te shkojne per turizem politik ne Stasburg!
Përgjigju
Shkodra: 17/10/2024 00:43
Njerëz llafazanë që nuk bëjnë detyrat e shtëpisë. Shkojnë të ankohen në Evropë sikur gruaja të llafoset tek komshinjtë. Asnjë shtet Evropian nuk shkon në Evropë të ankohet për punët e shtëpisë. Shtetarët sbkojnë në Veropë për të treguar çfarë ata kanë arritur për vëndin e tyre. PD-ja më të njëjtën kasetë të prishur që në vitet ‘90.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
72.8%
Jo
19.8%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2856
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
26 deputete, sa gjysma e klases time,do te shkojne per turizem politik ne Stasburg!
PërgjigjuNjerëz llafazanë që nuk bëjnë detyrat e shtëpisë. Shkojnë të ankohen në Evropë sikur gruaja të llafoset tek komshinjtë. Asnjë shtet Evropian nuk shkon në Evropë të ankohet për punët e shtëpisë. Shtetarët sbkojnë në Veropë për të treguar çfarë ata kanë arritur për vëndin e tyre. PD-ja më të njëjtën kasetë të prishur që në vitet ‘90.
Përgjigju