Deputetët e PD qëllojnë me
vezë Ramën në Kuvend /Video

Deputetët e PD qëllojnë me<br />vezë Ramën në Kuvend /Video
TIRANE - Deputetët e Partisë Demokratike kanë tentuar të qëllojnë me vezë kryeministrin Edi Rama, por në të dyja rastet nuk kanë "goditur në shenjë". E gjithë situata ndodhi ndërsa seanca plenare e kësaj të enjteje kishte përfunduar pas votimit vetëm nga mazhoranca të dekreteve për shkarkimin dhe emërimin e ministrave. 

Ndërsa deputetët e mazhorancës po linin sallën, opozita vijonte të ishte në foltoren e Kuvendit ku qëndroi thuajse gjatë gjithë zhvillimit të seancës që nuk zgjati as gjysmë ore.

Shefi i qeverisë ka qëndruar ulur gjatë gjithë seancës pa u bërë pjesë e debateve e duke ndjekur në heshtje protestën e demokratëve brenda sallës së Kuvendit. 

Por në moment të fundit, disa nga deputetët duket se nuk e kanë duruar dot këtë situatë dhe faktin që kërkesat e tyre për dekriminalizimin, ligjin për konfliktin e interesit dhe komisionet hetimore, nuk u morën fare në shqyrtim nga Kuvendi, dhe ndaj kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit. 

Veza e parë i ka kaluar shume prane kryeministrit Edi Rama, i cili i eshte shmangur duke levizur me shpejtesi koken, ndoshta dhe instiktivisht. Por edhe pse nuk ishte shenjester e demokrateve, veza i ka rene ne kembe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj.

Deputeti qe qelloi per here te pare nuk dallohet mire mes turmes se demokrateve, po Shqiptarja.com meson se ai eshte Bedri Hoxha. Ne fakt deputetit demokrat Garda e Republikes mundi ti zbuloje nje veze gjate kontrolleve te imtesishme qe ju bene deputeteve para se te hynin ne salle, por zoti Hoxha u shpreh se: "Gjithmonë marr një vezë të zier me vete në mëngjes". Mesa duket deputeti demokrat ka ditur te ruaje edhe nje gur rezerve, pasi veza qe hodhi ndaj kryeministrit nuk eshte kapur nga Garda.

I dyti qe qelloi ndaj Rames eshte Genti Strazimiri. Edhe këtë radhë shefi i qeverisë ka shpëtuar paq, duke mos u prekur nga veza. Rama la parlamentin nga dalja anësore duke mos kaluar përmes sallës, ndërsa për të shmangur goditjen nga veza shoqëruesi i tij hapi çadrën. 

Por veç vezëve deputetet kane hedhur edhe topa letre ndaj kabinetit qeveritarë
rama goditet me veze

rama goditet me veze

rama goditet me veze

veze
rama godiutet me veze

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)