Pasi deputetët i dolën kundër për bojkotin e Reformës Territoriale, duket se Sali Berisha është tërhequr. Bashkëkryetari Luçiano Boçi deklaroi se do të marrin pjesë në mbledhjen e komisionit.
“Mbledhja e sotme është nul, u thirr në ultimatum. Është nul sepse mbledhja thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët, s’jam njoftuar. Jo vetëm për këtë mbledhje, por edhe mbledhje të tjera që i kanë përdorur si argumente të bojkotit të PD. Nuk bashkëpunojmë me Ramën në nivele të tilla që konsiderohen si bashkëpunime politike, kjo është çështje e një komisioni të rëndësishëm. Më i rëndësishëm se ky komisionin, është këshilli i mandateve. Ai komision është dështuar nga mosmbledhja nga ana e Peleshit dhe Ballës që të mbrojnë ballukun, Mbledhja konsiderohet nul. Qëndrimi i PD pas diskutimeve është që PD do vazhdojë të jetë pjesë e komisionit, në një mbledhje sa më të afërt të dakordësuar me bashkëkryetarët”, tha Boçi.
Lajmi kryesor:
Deklaroi bojkotin te ‘Territorialja’, Berisha sprapset pas presionit të deputetëve! Boçi: Do marrim pjesë në Komision! Report Tv zbardh debatet në mbledhjen e grupit











