TIRANE- Ligji i ri për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambientet publik ishte vendosur edhe në Kryesinë e Kuvendit. Ndryshe nga herë e tjera, deputetët nuk kishin vendin se ku të shkundin duhanin pasi ishte e ndaluar që ata të pinin cigare. Pavarësisht se instikti i tyre për të dalë nga komisioni për të ndezur ndonjë cigare e ndonjë deputet tjetër puro ishte ende, ata nuk ndezën asnjë cigare në korridoret e Kryesisë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, 7 deputet dolën njëri pas tjetrit në korridoret e Kryesisë së Kuvendit ku në fillim u mendua se kishin vajtur për të ndezur cigare. Pavarësisht se korridori mbante era duhan, asnjë nga deputetët nuk kishte cigare në dorë. Mesa duket ata kanë hequr dorë nga konsumimi i cigares së korridoret e Kuvendit duke kaluar nëpër zyra të veçanta për konsumimin e cigares.