TIRANE-Në datë 7 shtator në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar. Sesioni i ri do të nisë me rregullat e vjetra kundër përhapjes së COVID-it.
Gazetarët nuk do të lejohen në parlament dhe komisionet do bëhen online. Para seancës së datës 7 shtator, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet që të diskutohet nëse deputetët do të lejohen që të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarët.
Sesioni i ri parlamentar pritet që të jetë mjaft i ngjeshur me projektligje, por edhe debate të shumta mes shumicës dhe opozitës.