Deputetet nga Serbia në Kuvendin e Kosovës

/ATSH/.- "Një përshëndetje të veçantë për të nderuarat deputete nga Kuvendi i Republikës së Serbisë", ka bërë sot në Kuvendin e Kosovës, në sallën e seancave plenare, kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli. "Mirëse na keni ardhë në Kosovë, në Prishtinë", iu drejtua ai në gjuhën serbe deputeteve nga Kuvendi serb në takimin me deputetet e Kuvendit kosovar.
"Kam kënaqësinë e veçantë të jam pjesë e këtij takimi të përbashkët, që është një mundësi e mirë për mesazhet e mirëkuptimit e tolerancës, por edhe për bashkëpunimin në funksion të paqes, zhvillimit dhe progresit të përgjithshëm rajonal", u shpreh ai.
"Repubila e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë fqinjin tonë verior, Serbinë", tha Veseli duke theksuar platformën e dialogut që raportet të normalizohen dhe problemet të zgjidhen përmes komunikimit dhe marrveshjes.
Kryeparlamentari Veseli tha se "mbi bazën e kësaj ne kemi përqafuar platformën e dialogut të vazhdueshëm me qeverinë e Serbisë, në mënyrë që raportet tona të normalizohen dhe problemet mes nesh të zgjidhen përmes komunikimit dhe marrëveshjeve. Horizonti i këtij dialogu duhet të zgjerohet. Pra, të mos jetë vetëm dialog politik dhe institucional, privilegj i elitave politike, por edhe dialog qytetar dhe kulturor, në fushën e shoqërisë civile".
Ai shtoi se në Kosovë besohet se historia e konflikteve të dhunshme ka përfunduar një herë e përgjithmonë, duke i hapur rrugë një epoke të re marrëdhëniesh bashkëpunimi.
Nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës shfaqet SOT dokumentari: "Folloë us" (i sponsorizuar nga OSBE-ja).
Hapjen e kësaj ngjarjeje e bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të misioneve diplomatike.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë