Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini është ballafaquar me brohoritje të deputetëve të Partisë Radikale të Vojislav Sheshel teksa ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Serbisë.
''Rusia'', ''Rusia'' nuk na duhet më “Unioni” (BE) dëgjoheshin zërat ne Parlament.
Edhe disa deputetët të tjerë protestuan në heshtje por me slogane ku në serbisht dhe anglisht shkruante Serbia nuk i beson Brukselit.
Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç si dhe disa ambasadorë përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, po qëndron në Beograd si pjesë e turit të saj në rajonin e Ballkanit.
Ajo ka takuar presidentin e këtij vendi, Tomislav Nikoliç, dhe më pas i është drejtuar parlamentit, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri dhe pretendenti për kryetar të këtij vendi, Aleksandër Vuçiç.
Një ditë më parë përfqësuesja e BE ishte në Maqedoni ndërsa pas Beogradit ajo pritet të mbërrijë në Tiranë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO