Deputeti socialist Pjerin Ndreu ironizon deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha, i cili një të ndaluar për kanabis me mbiemrin “Qefalia” ia “faturoi” direkt deputetit socialist të Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalia.

Sipas Ndreut, 'Bashes i ka ik zari i mendjes'.

"Lulush Bashes i ka ike zari i mendjes…hahaha. Ja ben kusheri deputetit 'Qefalia' tjetrit pa asnje lidhje vec nga mbiemri. Me poshte se kaq nuk ka ku shkon nje drejtues partie. Bashke me ate idiotesine e djeshme per helmimin me hashash te nxenesve te shkolles Jashar Hoxha ne Paskuqan, kjo e sotmja eshte demostrimi me skandaloz i rrjedhjes se pandalshme te mendjes se opozites tone te mjerueshme. Me dhimbsen keta njerez qe s'dine ca thone ! Megjithese ky buke e kos han i ziu…!"

Me heret ishte Qefalia qe shkruajti; "Hedh poshte me neveri lajmin nga fabrika e Shqup-it se i arrestuari me mbiemrin Qefalia eshte kushuriri im dhe po merret ne mbrojtje nga une ! Nuk e njoh dhe nuk kam asnje lloj lidhje me te arrestuarin . E vetmja "lidhje" qe kam eshte mbiemri i perbashket Qefalia! O Zot meshiroje Lul Bashen se nuk di cfare ben !", shkruan Qefalia.

(d.b/Shqiptarja.com)