Deputetët Turku e Zeneli në Lazarat
'Arrestimet janë bërë në klimë terrori'

Deputetët Turku e Zeneli në Lazarat<br />'Arrestimet janë bërë në klimë terrori'
LAZARAT - Deputetët demokratë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë Alban Zeneli dhe Ardian Turku, kanë qenë mbasditen e të enjtes, mes banorëve të Lazaratit, për t’u njohur me situatën. Demokrati Turku u shpreh se arrestimet janë bërë në një klimë terrori të pazakontë, ndërsa shton se i ka kërkuar policisë që të mos kryej kontrolle në orare të papërshtatshme.

“Arrestimi është kryer në një klimë terrori të pazakontë. Kemi kërkuar nga policia e Gjirokastrës që kontrolle të kryhen në orare të përshtatshme. Kemi informacione që nuk ka pasur keqtrajtime në dhomat e të arrestuarave.” -tha deputeti i PD, Ardian Turku.

Para se të ndërmerrnin kontakt me banorët, përfaqësuesit demokratë në Komisionin e Sigurisë në parlamentin shqiptar, kanë zhvilluar një takim me krerët e policisë rajonale të Gjirokastrës, ku janë njohur me detaje rreth gjendjes që mbizotëron në Lazarat në 48 orët e fundit dhe problematikat e lindura pas dhe para tubimit protestues.

Të rrethuar nga popullsia lazaratase në qendër të fshatit, deputetët Zeneli e Turku, kanë dëgjuar kërkesat e tyre të cilat në themel, kanë pasur largimin e policisë nga fshati dhe krijimin e kushteve të sigurisë publike.

Deputeti Zeneli ka mbështetur kërkesat e lazaratasve të cilët kërkonin në grup largimin e policisë dhe minimizimin e prezencës së saj, në raport edhe me komunat e tjera të Gjirokastrës. Mes shumë lazaratasve, ka folur edhe i biri i Gate Mahmutit i cili u shpreh para deputetëve Turku e Zeneli, se ka ngelur vetëm plaka e shtëpisë pa u arrestuar pasi të gjithë anëtarët e familjes, ndodhen brenda qelisë.

PD nis grupin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, Paloka:Policia po fsheh të vertetën 
Nisja e grupit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë të PD për të parë zhvillimet e fundit në Lazarat u njoftua më herët nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka i cili u shpreh se policia po fsheh atë që po ndodh në të vertet në fshatin Lazarat.
 
“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Lazarat, në kushtet e një mungese të transparencës nga policia. Kemi informacion nga banorët për gjendjen shqetësuese. Për të mbajtur qëndrimin tonë do të nisim një grup deputetësh nga Komisioni i Sigurisë për të vëzhguar zhvillimet e fundit dhe të marrin informacione në Drejtorinë e Policisë për atë që realisht po ndodh me banorët e atij fshati”, ka thënë Paloka.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë