Kuvendi i dha dritën jeshile miratimit të 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator duke ripërsëritur votimin pasi seancën e kaluar nuk u arritën 84 votat minimale që nevojiteshin për çdo anëtar.

PD e PS bashkuan kartonët për Ilirjana Nanon, e cila me 116 vota pro do të vijojë të jetë kryetare e organit që miraton aktet nënligjore në KQZ.

Rikonfirmohen anëtarë për një tjetër mandat, Dritan Çaka dhe Helga Vukaj, përkatësisht me propozim të PS e PD ndërsa rikthehet në institucionin e zgjedhjeve Bledar Skënderi. Me propozim të PD rikthehet edhe ish kreu i KQZ Arben Ristani.

Kryetarja e Komisionit Rregullator: 
Ilirjana Nano - 116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
Anëtarët:
Arben Ristani 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundër
Dritan Çaka 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër
Bledar Skënderi  113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundër
Helga Vukaj 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër


Lajmi kryesor:

Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK