Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara.
Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar për të reflektuar të gjitha ndryshimet, zhvillimet dhe lëvizjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2025 deri në fund të tij, në kuadër të administrimit të pasurive nga AAPSK. Përditësimi i tyre përfaqëson vijimësinë e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës inventarizimi të pasurive të vendosura nën administrimin e Agjencisë.
Ndër personat që i është konfiskuar pasuria, është Emiljano Shullazi. Shullazi ka një pjesë të sipërfaqes së ish Hotel Vollga në Durrës, të cilën thotë se e ka marrë me dhurim dhe rezulton e regjistruar në hipotekën e Durrësit në emrin e tij. Gjithashtu, në bashkëpronësi janë edhe Fejzi Kodra e Marjeta Kodra. Historia e ish Hotel Vollgës është një ndër më të komplikuarat në vendin tonë, me pronarë të ndryshëm.
"Pjesa e pandarë ( ideale) e pasurisë nr. 24/142, vol.21, fq.31, zk.8512, me sip.2498.7m2, dhe ndërtesë 1129.39m2 në Durrës, në bashkëpronësi të Fejzi Kodra, Marjeta Kodra, Emiljano Shullazi, pjesë e regjistruar në favor të këtij të fundit më datë 15.12.2014, mbi transkiptimin e kontratës së dhurimit nr. 2897 rep/1416 kol, datë 09.12.2014 dhe të aneks kontratës së dhurimit nr. 2938 rep/1433 kol, datë 14.12.2014. Hotel Vollga Rruga “Taulantia Durrës Konfiskuar", thuhet në njoftimin e AAPSK.
Ish-hoteli i Emiljani Shullazit i konfiskuar
Një apartament në Berat i është konfiskuar edhe ish-deputetit demokrat, Kasem Mahmutaj. Vëllai i tij, Gazment Mahmutaj ka qenë subjekt i OFL-së.
"Pasuria nr 13/365+1-2, vol 16, fq 185 e llojit ”Apartament” me sip totale 106 .00m2, Zk. 8501,Bashkia Berat, në pronësi te Kasem Mahmutaj .
Statusi ligjor
Bazuar në Vendimin nr. 103 datë 15.06.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, këto pasuri janë konfiskuar dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Pasuria nr 13/365+1-2, vol 16, fq 185 e llojit ”Apartament” me sip totale 106 .00m2, Zk. 8501,Bashkia Berat, në pronësi te Kasem Mahmutaj ", thuhet në njoftim.
Apartamenti i konfiskuar i Kasem Mahmutajt
Një garazh i është sekuestruar Marsida Sabri Hatijas, nënë e tre fëmijëve e cila u arrestua në 2019 në Kavajë, pasi përshtati banesën për konsum kokaine. Brenda banesës, u vra ish i dashuri Dritan Haxholli.
"Pasuria e paluajtshme me nr.26/101-G25, Zona Kadastrale 8518, Vol. 22, Faqe 72, lloji i pasurisë "Garazh", me sipërfaqe totale 14.74 m2, me adresë lagja 13, Plazh, Durrës, në pronësi të shtetases Marsida Sabri Hatija.
Statusi ligjor
Me Vendimit nr.137(87-2024-188), datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, është vendosur konfiskimi i pasurisë dhe kalimi në favor të shtetit."
Garazhi i sekuestruar i Marsida Sabri Hatijas
Dy pasuri u janë sekuestruar Aurel Hoxhallarit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit dhe të afërmit të tij, Elton Hoxhallarit.
"Pasuria objekt me sip. 30 m2, pjesë e objektit një katësh, me adrese, Unaza e Re, Nj.Ad. Kashar,Tiranë në proçes legalizimi me nr prot.13593, e vitit 2009 në emer të shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari. Pasuria aktualisht është e dhënë me qira. Vlera e pasurisë së paluajtshme e llojit “objekt’’ me sip. 30 m2 pjesë e objektit një katësh Tiranë është
2100000 lekë.Pasuria objekt me sip. 20 m2 , me adrese rr. “Aleksandri i Madh”Yzberisht, Unaza e Re, Nj.Ad. Kashar,Tiranë në proçes legalizimi me nr prot.13593, e vitit 2009 në emer të shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari. Pasuria aktualisht është e dhënë me qira."
Pasuritë e sekuestruara të Aurel Hoxhallarit
Komente











