Incidentet vazhdojnë godasin godinën e Qarkut të Fierit. Sot rreth orës 05.30 deputeti Enkelejd Alibeaj së bashku me disa mbështetës kane shqyer me force derën e Këshillit.
Kreu i këtij Këshilli Vangjel Ndreko në një deklaratë për Shekullin tha se “situata ka qenë skandaloze dhe se është alarmante që në krye të personave që kanë sulmuar institucionin me sqeparë e leva ka qenë një ish-ministër drejtësie”.
Një nga të pranishmit Hadër Cako ka deklaruar se është fyer dhe dhunuar nga përfaqësuesit demokrate. Qëllimi i tyre ka qene ndërrimi i bravës se zyrës se kryetarit te qarkut. Gjatë konfliktit të pranishëm kane qenë te dy pretendentet për kreun e këshillit te qarkut ne Fier.
Konflikti për kreun e këshillit të qarkut në Fier nisi kur prefekti nuk legjitimoi zgjedhjen e socialistit Vangjel Ndreka në krye të këshillit. Çështja përfundoi në gjykate dhe i dha të drejte përfaqësuesve opozitare. Por te djathtët në një mbledhje të dytë zgjodhën Artur Shehun në krye të qarkut, dhe me pas e futen cështjen ne një spirale pa fund gjyqësore.
/Shqiptarja.com

Fier, vazhdon konflikti për kryetarin e ri të qarkut