Deputeti çek Jaroslav Foldyna:
Shteti i Kosovës nuk ekziston

Deputeti çek Jaroslav Foldyna:<br />Shteti i Kosovës nuk ekziston
PRISHTINE- Jaroslav Foldyna, deputet i partisë qeveritare Socialdemokrate të Çekisë, gjatë debatit parlamentar për propozimin e Qeverisë së Republikës Çeke për “Marrëveshjen ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë”, ka thënë se “Kosova është Serbi”.

“Duke pasur parasysh se ka kaluar goxha kohë që nga debati i fundit, kam ndjekur vendimet e qeverisë sonë, dhe kam ndjekur edhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Asgjë e re nuk ka ndodhur. Siç edhe kam konstatuar, në vitin 2008 është sjellë Rezoluta e parlamentit çek, e cila pati deklaruar qartë se nuk ekziston kurrfarë shteti i Kosovës.

Më vjen mirë që kolegët e mi në diskutimet e mëhershme janë thirrur në Rezolutën e parlamentit çek në lidhje me Krimenë. Nesër këtu do të mund të diskutonim për Republikën e Luganos apo të ndonjë republike tjetër. Në mënyrë që të mos i përlyejmë duart, propozoj që ky debat të shtyhet dhe të ndërpritet. Asgjë nuk ka ndryshuar, Kosova nuk ekziston! Rezoluta ende është e vlefshme, Kosova është Serbi, zonja dhe zotërinj”, ka përfunduar Foldyna.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë