Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ndarë me publikun lajmin e trishtë, atë të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Ermali.
“Ikja jote është e pabesueshme vëllai im”, shkruan Korreshi në rrjete sociale, shoqëruar me një foto ku shfaqet së bashku me Ermalin.
“Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote eshte e pabesueshme vllai im! Qofsh i Xhenetit Kampion!” shkroi Korreshi.
Ndarja nga jeta e Ermalit, ka lënë pas në familjen Korreshi një dhimbje të madhe, ndërsa referuar komenteve, bëhet me dije se ai ishte dhe baba.
Komente








