Deputeti demokrat në Report Tv: Kupola e PD-së më bëri presion të mos pranoja mandatin! Për 'Zgjedhoren' po bëhet shantazh (VIDEO)

TIRANE-Deputeti demokrat Halil Jakimi, që u fut në Kuvend nga listat e PD-së tregoi në Report Tv në një intervistë me gazetarin se strukturat organizative dhe kryesia e PD-së i kanë bërë presion që të mos pranonte mandatin e deputetit.

"Përveç kryetarit Basha e gjithë kupola poshtë, struktura kryesore e organizimit dhe kryesisë së PDSH kanë telefonuar dhe kanë bërë presione.

Fillimisht më thanë 'Të lutëm mos e merr mandatin, mos e merr', kur nuk pranova, thashë është kontributi im dhe do të përfaqësoj  qytetarët, nuk i kam as unë seriozisht dhe as ata nuk kanë bërë, është qetësuar situata" tha ai. Por si u përgjigjet ai akuzave se është blerë nga Edi Rama? "Unë nuk kam çmim" tha ai.

Deputeti demokrat denoncoi se ka informacione se ndaj deputetëve ka shantazhe për të votuar reformën zgjedhore, për të plotësuar kuorumin e nevojshëm. "Unë nuk e votoj marrëveshjen ekstraligjore, që është arritur jashtë institucioneve te shtetit.

Do të jetë turpi mazhorancës dhe opozitës, nëse do të arrihen ato 6 vota, se do të jetë ndikimi i opozitës jashtë dhe mazhorancës brenda. Kam informacione se deputetët po shantazhohen, po u bëhet presion, ose ndoshta tërhiqen nga forca jashtë apo brenda parlamentit, por nuk mendoj se procesi duhet te bëhet pis, të votojnë sikur e ndjejnë" tha ai.

Demokrati ka një mesazh për Lulzim Bashën. "E ftoj që thotë dy fjalë për listat e hapura. Hapja e partisë që po ndodh tani, unë kam qenë vetë, kam qenë sekretar dege, kam kontaktuar shumë ish-funksionarë të PD-së dhe ndodhte shpesh se nuk ka garanci apo fryme që të bëhem pjesë e PD-së, shpresoj që të jetë reale dhe hapja ndodh kur Basha dhe kryesia kanë një plan të qartë".

Por a do ta pranojë Jakimi një ftesë të Lulzim Bashës për t'u rikthyer në PD?  "Unë ftesa kam cdo ditë nga demokratët. Nëse me ftojnë unë marr mandatin përsëri, nuk jam ushtar rreshti".

Në zgjedhjet e ardhshme, Jakimi pohoi se mund të jetë pjesë e një lëvizje të re politike. "Do e gjej mënyrën do të ulem me njerëzit dhe do të flas dhe do ta gjej mënyrën të jem kandidat.

Ndoshta jemi edhe drejt krijimit të një lëvizje. Besoj se do të konkludojmë të gjithë në një lëvizje, ose ndoshta parti ka sa të duash. Nuk kam parë nismë të Gjonit apo Murrizit. Zotin Gjoni nuk e paragjykoj, por e shikoj një herë te Thurja, njëherë te Bindja, por nuk ka nismë konkrete" përfundoi ai

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)