Sipas një hetimi parlamentar, të cituar nga tabloidi më i shitur gjerman, ”Bild”, qeveria gjermane nuk ka plane të kontaktojë me alienët e hapësirës.
Deputeti i të Gjelbërve, Dieter Janecek donte të dinte se çfarë do të bënte qeveria gjermane nëse do të binte në kontakt me qeniet jashtëtokësore.
”Ajo nuk ka procedura apo protokolle për mundësi të tilla”, i përgjigjet një zyrtar pyetjes së Janecek.
”Kjo pasi qeveria federale e konsideron pothuajse të pamundur kontaktin me këto qenie”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se sipas ”Bild”-it qeveria gjermane nuk ka zhvilluar bisedime me qeveritë e tjera për këtë çështje.
Komento