Deputeti donzhuan reagon për herë të parë: Janë bërë bashkë ujqër e çakenj që kanë rrjepur popullin

Deputeti donzhuan reagon për herë të parë: Janë bërë bashkë ujqër e çakenj që kanë rrjepur popullin

Deputeti Kostaq Papa

Deputeti i Opozitës së re,donzhuan reagon pwr herw tw parw ka reaguar për herë të parë pasi u bë i famshëm për shkak të fjalëve që tha tre ditë më parë në foltoren e kuvendit.

“Fëmrat me mua pinin më shumë whisky se sa ujë”, ishte fraza që solli shumë reagime.

Në një postim në rrjetin social ai është shprehur se fjalët janë hequr nga konteksti dhe se është hedhur baltë mbi të.

Ai gjithashtu është shprehur se janë bërë bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin.

Postimi i plotë:

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjesht rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t'ia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!
Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!
Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lek publik.
E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.
Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Ky shekull është i Shqiptarëve!
SHQIPËRI ATDHEU IM !
Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA Deputet i Tiranës dhe Emigracionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja