TIRANE- Deputeti Luan Duzha deklaron zyrtarisht largimin nga PR dhe bashkimin me grupin parlamentar të LSI. Përmëes një deklarate ai ka nënvizuar se në zgjedhjet e 23 qershorit të djathtët nuk arritën të mbronin votat e tij në qarkun e Elbasanit, ndërsa LSI u tregua e gatshme të ruante votat e tij. “Së pari dua të theksoj se unë, Luan Duzha, duke filluar nga 30 Shtator 2013 do të jem pjese e grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sigurisht që ky përbën një lajm të ri për shumë qytetar, por jo për kryetarin e Partisë Republikane, zotin Mediu, dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në qarkun e Elbasanit zotin Imami. Pas mbarimit të procesit të votimit, edhe pse unë kisha hequr dorë nga komisionerët në rrethin e Peqinit me kërkesë të zotit Mediu, kërkova që në procesin e numërimit të kisha vëzhguesit e mi, pra të Partisë Republikane, por kjo kërkesë u refuzua nga Partia Demokratike.
Kërkova me insistim mbështetjen e kryetarit të PR, zotit Mediu, por ai nuk kishte fuqi pasi zoti Imami nuk pranonte komunikimin me të. I kam kërkuar zotit Mediu që nëse PD nuk më mbështet dhe kërkon të më vjedhë votat do të gjeja mundësi të tjera, e ka pranuar dhe më ka dhënë që vazhdo të mbrosh votën pasi unë nuk kam mundësi. Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën. Pra, jam habitur që ata që nuk donin që unë të isha pjesë e Parlamentit të më duan pjesë të grupit të tyre. Unë nuk mund të jem në një grup me ato që donin të më vidhnin votat, dhe i premtoj të gjithë elektoratit tim se unë do të jem përfaqësues i zërit të tyre në Parlament” thotë deputeti Duzha në deklaratën e tij të largimit nga PR.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com