Deputeti gjerman: PD të hyjë në zgjedhje, djegia e mandateve e gabuar

Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, i ka bërë thirrje PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Me të gjithë përfaqësuesit që takova mbështeta bindjen time që procesi ti kthehet normalitetit dhe promovova në mënyrë të vazhdueshme idenë e pjesëmarrjes në zgjedhje të të gjitha forcave politike në veçanti të PD. Është vendim i lirë i çdo subjekti politik për të marrë apo jo pjesë në zgjedhje, nëse procesi zhvillohet sipas ligjit nuk e kuptoj pse duhen bojkotuar", tha Petry.

Për sa i përket djegies së mandateve Petry si deputet në bundestagun gjerman e quan një hap të gabuar të ndërmarrë nga opozita shqiptare dhe sipas tij, kritikat e ngritura nga opozita nuk janë të kuptueshme.

"Gjatë bisedave konstatova vështirësinë e raportit qeveri opozitë. Për mua si deputet i bundestagut gjerman është e vështirë të kuptoj se si mund të merren vendime të tilla si dalja nga parlamenti. Ashtu dhe kritikat e ngritura për mua nuk janë të kuptueshme. Unë nuk e konsideroj si një hap të saktë dhe të duhur vendimin për braktisjen e parlamentit, pasi i shmangemi proçesit demokratike", tha deputeti i Bundestag-ut.

Duke u ndalur tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare deputeti gjerman theksoi se është bërë progres jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por dhe në vendosjen e shtetit ligjor ndaj dhe do të propozojnë çeljen e negociatave.

"Në Shqipëri janë duke u ndërmarrë përpjekje mjaft të mëdha si reforma në drejtësi dhe ndërtimi i një shteti ligjor. Është mbresëlënëse të shikoj dhe konstatoj sa shumë energji është duke u investuar për të vendosur një sistem të ri drejtësie që është historike. Unë opinionin tim për çeljen e negociatave do ta shoqëroj në mënyrë pozitive", përfundoi  Petry.

Më herët deputeti Petry ka pasur takime me Presidentin e vendit Meta, kryeministrin Rama, anëtarë të shoqërisë civile dhe takimin e fundit e ka rezervuar me kreun e PD, Lulzim Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël