Deputeti Blendi Himçi në parlament tha se kandidatit të pavarur të Cërrikut, i cili mbështetet nga Partia Demokratike, i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, ku dhe është i punësuar. Shkak për këtë thotë Himçi, është bërë angazhimi i tij për të kandiduar për kryetar bashkie.
Himçi: Një vendim nga drejtoria e shërbimit social shtetëror, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës për kandidatin e pavarur për kryetar bashkie të Cerrikut zotin Amarildo Hoxha, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës. Ndërkohë që ai është në fushë dhe ndërpritet marrëdhënie për ta bërë formë presioni. Nuk ka model më të keq se gjatë fushatës të ndërpritet marrëdhëniet e punës të kandidatit, vetëm se po konkurron për kryetar bashkie. Dhe e dyta, doja një këshillë Taulantit, shyqyr që më në fund pas shumë vitesh kur vendoste partinë mbi Shqipërinë, sot ka kthyer mendje edhe ka vendosur Shqipërinë mbi partinë, e kujton mirë debatin me Ben Blushin.
Balla iu përgjigj menjëherë duke u thënë se nëse jeni të sigurt që do të fitoni, pe keni hall që kandidati do iu mbesë pa punë. Në mbyllje të fjalës së tij, Balla i tha se i vetmi hall i PS-së ditën e zgjedhjeve, është se cila bashki do të regjistrojë rezultatin më të thellë.
Balla: Tani, pse unë nuk e di rastin dhe natyrshëm që dënoj çdo lloj rasti të kësaj natyre, por nuk jam informuar, po meqë se kandidati juaj, ju lutem. Ju lutem, meqë se kandidati juaj kandidon për kryetar bashkie dhe do të zgjidhet, pse e keni merakun që do të ngelë pa punë të hënën? Dëgjoje Himçi, dëgjoje, 5 me zero dalim të dielën. 5 me zero dielën.
Të vetmen, garë që kemi ne se më dole në shteg, është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora apo Cërriku apo Burreli.
Lajmi kryesor:
KLSH në Kuvend: 159 auditime në 2024, nën 'lupë' Bankers e aksi Thumanë-Kashar! PD: Ministrat të japin llogari! Braçe: Shkrini FSDKSH











