GREQI - Një deputet i "Agimit të Artë" raportohet se ka goditur një vajzë 12-vjeçare gjatë një përpjekjeje për të sulmuar kryetarin e bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis gjatë vizitës së tij në një qendër ku shpërndahet ushqim falas.
Anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë " Agimi i Artë" kanë hyrë në qendrën e shpërndarjes duke iu kundërvënë atij në mënyrë kërcënuese. Përkundër ndërhyrjes së policisë, deputeti Jorgos Germenis, në përpjekjen e tij për të sulmuar kryetarin e Bashkisë, ka goditur aksidentalisht një vajzë 12-vjeçare në momentin që është nxjerrë jashtë ndërtesës nga rojet e sigurisë. Pas kësaj ngjarjeje, kryebashkiaku tha se deputeti u përpoq të qëllonte me armë.
"E vetmja gjë, që këta njerëz kanë, është vetëm gjuha e dhunës. Kjo logjikë nuk do të fitojë në një demokraci," - tha ai për radion "Skai".
Tensioni ndërmjet kryetarit të bashkisë dhe partisë "Agimit i Artë" filloi kur anëtarët e kësaj partie u përpoqën të shpërndanin ushqime falas në sheshin kryesor të qytetit, megjithëse kjo ishte e ndaluar. Vajza që u godit ka pësuar disa lëndime të lehta, por asgjë serioze.
Deputeti Jorgos Germenis është akuzuar edhe më parë për sulme ndaj emigrantëve.
Redaksia online
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vajzë në vend të kryebashkiakut">