TIRANE-Deputeti i LSI, Viktor Tushaj akuzoi se iu mohua e drejta e fjalës në Kuvend, ndërsa do të denonconte aktin normativ të qeverisë.
“Po censurohen dhe hiqen nga lista deputetët. Jam këtu para jush për të denoncuar nismën e qeverisë për një akt normativ që bie ndesh me buxhetin.
Sot nuk jemi në kushtet e emergjencës për strukturën e buxhetit. Bëhet për të dërguar fondet te OSHEE. Mirë që i jepen fonde SHBA, por nuk gjenden fonde për mijëra hektarë që u dogjën.
Tashmë do dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet, që do u heqin disa të tjerave për t’iu alokuar këtyre kompanive” deklaroi ai.
Ndërsa më herët në Kuvend edhe Vasili akuzoi Rucin se nuk u jep fjalën deputetëve të LSI.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com