Deputeti i LSI, Ylli Shehu: Vota 
për LSI-në, shporr oligarkinë

Deputeti i LSI, Ylli Shehu: Vota <br />për LSI-në, shporr oligarkinë
Kandidati dhe deputeti i LSI-së për Tiranën, Ylli Shehu ka pasur sot një reagim publik ndaj zhvillimeve të fundit, kur LSI është vendosur në qendër të sulmeve nga dy partitë e mëdha.

Sipas tij, vota për LSI-në do të shporrë oligarkinë dhe do të krijojë shanse për Shqipërinë. 

Shehu tha se ata që sot tremben ndaj LSI-së, tremben nga verdikti i rinisë, teksa ju bën thirrje qytetarëve të votojnë me zgjuarsi. 

Deklarata e plotë e deputetit të LSI-së, Ylli Shehu
Kush trembet sot prej LSI-së, trembet prej rinisë!
Retorika e kësaj jave dëshmon edhe një herë se sa e çmuar është vota dhe se sa të kujdesshëm duhet të jemi për ta përdoruar atë në mënyrën e duhur!
Mos ja beso votën atij që si fantazmë shfaqet para derës tënde i buzëqeshur e i shtirur në çdo muaj fushate. Jo këtyre të vjetërve që e mbjellin dhe ndezin konfliktin nga një front në tjetrin. 

Stop këtij teatri që dëmton shoqërinë!

Kësaj here vota duhet përdorur me zgjuarsi dhe ajo duhet të jetë një leksion ndaj arrogantëve, shpifësve, kastës së vjetër dhe pushtetarëve të regjur në abuzim. 

Mos votoni ata që në çdo frymëmarrje hedhin vrer ndaj LSI-së, sepse sot, të frikësuarit prej LSI-së, janë ata që kanë frikë prej rinisë. Janë ata që dëlirësinë, mençurinë dhe përkushtimin e kandidatëve të rinj e profesionistë të LSI-së e shohin si rrezik!

Ata konkurrojnë me krimin! Na sjellin drogën si alternativë. Oferta jonë është rinia energjike dhe e përgatitur për të qeverisur. 
Votoni në 25 qershor me mendje të kthjellët e me zemër të hapur!

Nëse do të votoni për LSI-në, ju do të shporrni oligarkinë dhe do të krijoni një shans për Shqipërinë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel