Një shtëpi falas për futbollistin që do të shënojë golin fitues në ndeshjen me Kroacinë. Propozimi vjen nga një deputet i parlamentit të Krimesë, Evgeny Kabanov. Deputeti i parlamentit të Krimesë njëkohësisht dhe kreu i një kompanie ndërtimi, Kabanov, ka premtuar një apartament në Sevastopol për futbollistin që do të shënojë golin që do ta bëjë fituese Rusinë dhe do ta çojë në gjysëmfinale.
” Do të ofrojmë disa opsione për futbollistin që do të shënojë golin e fitores. Pastaj ai vetë do të zgjedhë një apartament, me pamje nga deti, pa pamje, me ballkon të madh ose të vogël. Do t'i dhurojmë atë që do të zgjedhë'- ka thën Kabanov.
Komento