Deputeti i Bundestagut gjerman dhe anëtar i Kryesise së Grupit të CDU/CSU, Olav Gutting, garantoi mbështetjen gjermane për hapjen e negociatave te Shqipërisë me BE-në.
Deklarata e Gutting u bë në Tiranë ku mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani. Anëtari i Bundestagut gjerman dhe partisë që qeveris Gjermaninë me Kancelare Angela Merkel që nga viti 2005, vlerësoi se Shqipëria ka vërë progres të mjaftueshëm për çeljen e negociatave në muajin qershor.
Shqipëria ka aplikuar në Bashkimin Evropian që në vitin 2014. Pritshmëritë e Bashkimit Evropian për të miratuar nisjen e negociatave të pranimit janë të larta. Në muajin prill Komisioni Evropian rekomandoi që BE të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Komisioni bëri të ditur se vendi ka bërë progres të mjaftueshëm për të garantuar çeljen e negociatave të pranimit.
Olav Gutting, deputet në Bundestagun gjerman
Fjala e plotë e deputetit gjerman të partisë së Angela Merkel:
“Shumë falemnderit për ftesën tuaj në këtë pritje të veçantë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Gjermani. Është kënaqësi për mua të flas sot këtu me rastin e 30-vjetorit të bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri. Jam i lumtur të pohoj se marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë shumë të ngushta.Vitin e shkuar festuam 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Dhe sot po festojmë 30-vjetorin e Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri. Gjermania renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë dhe donatori dypalësh më i madh i Shqipërisë.
Gjermania, gjatë këtyre 30 viteve të bashkëpunimit tonë i është përkushtuar zhvillimit politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Ne kemi mbështetur Shqipërinë me projekte zhvillimore si furnizimi me ujë dhe energji elektrike, si dhe mbështetja e arsimit dhe formimit profesional brenda sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të përmendur vetëm disa prej tyre.
Sot pata kënaqësinë të zbuloj një vend që është shumë ndryshe nga imazhi që ka në Gjermani. Tirana është një qytet i bukur dhe i pastër dhe plot energji. Viti 2018 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm për shkak të këtij 30-vjetori. 2018-a është shumë e rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Më lejoni të jem shumë i sinqertë me ju. Unë mendoj se ju e meritoni hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Shqipëria ka aplikuar në Bashkimin Evropian që në vitin 2014. Pritshmëritë e Bashkimit Evropian për të miratuar nisjen e negociatave të pranimit janë të larta. Në muajin prill Komisioni Evropian rekomandoi që BE të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Komisioni bëri të ditur se vendi ka bërë progres të mjaftueshëm për të garantuar çeljen e negociatave të pranimit.
Është impresionuese kur shikon sa shumë keni arritur. Por edhe mua më duhet të them…që akoma nuk është vendosur asgjë. Mos u mërzitni e as mos u dekurajoni nga debatet tona të brendshme në lidhje me këtë. Kjo nuk ka aspak të bëjë me ju dhe nuk do të thotë aspak që ne nuk vlerësojmë dhe respektojmë kurajon tuaj për reforma, arritjet tuaja të qëndrueshme në të gjitha fushat, si dhe mbi të gjitha reformën e shquar në drejtësi.
Negociatat do të jenë të vështira dhe të gjata. Ne nuk do të përsërisim kurrë më gabimin e të shkuarës për pranimin e anëtarëve të rinj, të cilët nuk janë ende gati.
Historia mjaft shpesh ka treguar impaktin shkatërrues që kanë konfliktet e Ballkanit në Evropë. Këtë vit përkujtojmë 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore që nisi në Ballkan, në vitin 1914. Dhe pikërisht në Ballkan ndodhi konflikti më i madh ushtarak i Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaj, mendoj se mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian është në dobi të të gjithëve.
BE-ja me perspektivën e saj ekonomike është thelbësore për stabilitetin e Shqipërisë, Evropës dhe Gjermanisë. Një pjesë shumë e rëndësishme e historisë që duhet të tregojmë është: Ballkani Perëndimor në Evropë do të thotë një hap përpara sa i takon interesave të sigurisë.
Theksoj dhe një herë, Shqipëria, gjatë viteve të fundit ka bërë një progres premtues. Unë shoh që Shqipëria ka bërë shumë përpjekje për të krijuar kushtet e duhura për ti siguruar shqiptarëve një të ardhme më të mirë. Kam bindjen se këto përpjekje duhen shpërblyer me çeljen e negociatave të pranimit.
Ky do të ishte një sinjal inkurajues për popullsinë pro-evropiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për të rinjtë shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre perspektivën afatgjatë të së ardhmes së vet e shohin vetëm tek anëtarësimi në BE. Unë besoj se të rinjtë shqiptarë nuk do të largohen nga vendi i tyre kur të ketë një treg pune më të mirë dhe kushte më të mira jetese.
Padyshim që Shqipëria ka ende shumë për të bërë në rrugëtimin e saj drejt Evropës dhe ju këtë e dini. Progresi i vazhdueshëm i reformës në drejtësi dhe lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë të domosdoshme që Shqipëria të bëhet Anëtare e Bashkimit Evropian. Mbase keni dëgjuar që ka një debat brenda grupit tim parlamentar, CDU/CSU, mbi faktin nëse Gjermania duhet të japi dritën jeshile në Bruksel, në muajin qershor. Duhet ta dini që është një parti e madhe dhe demokratike, ku sigurisht ka mendime të ndryshme.
Megjithatë, gjatë këtij debati ne nuk duhet të harrojmë që çështja e hapjes së negociatave të pranimit nuk është një çështje anëtarësimi të menjëhershëm, por është vetëm hapi i parë në një rrugë më të gjatë. Unë mendoj se Shqipëria duhet lejuar të hyjë në këtë rrugë, edhe pse ende nuk është gati për Anëtarësimin në BE.
Megjithatë, unë personalisht do të përdor peshën time në diskutimet e Bundestagut Gjerman për miratimin e hapjes së negociatave të pranimit, shoqëruar me kushte të qarta, sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Gutting.
Po te kishte takuar Lul Babalen do te kishte mendim te kundert.
PërgjigjuPo nuk u hapen negociatat me BE-ne do te hapen me Rusine.
PërgjigjuSi duket z olav nuk ka qene ne shqiperi dhe te rrethohet nga lypsaret qe kerkojne buke
Përgjigju