Deputeti i PD: 8000 të rinj
rrezikojnë studimet jashtë

Deputeti i PD: 8000 të rinj<br />rrezikojnë studimet jashtë
Teksa  studentët shumë shpejt nisin të nisin vitin e ri akademik, deputeti i PD Luçiano Boçi  shprehet se gati 8000 studentë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë shtetit  rrezikojnë studimet për shkak të një vule.

Boçi shprehet se bëhet fjalë për një vulë të cilën e lëshonte ish Ministria e Punës e Cështjes Sociale. Kjo sipas sipas vjen për shkak të çorganizimit të kabinetit qeveritar.

Postimi i plotë
 
Gati 8000 studentë shqiptarë që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit si dhe ata që kanë fituar një bursë, por dhe qytetarë të tjerë, rrezikojnë gjithçka vetëm për një vulë.

Bëhet fjalë për vulën apostille që lëshonte ish Ministria e Punës e Çështjeve Sociale.

Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumentave në Ministrinë e Jashtme (desh harrova...) dhe të Europës.

Thënë ndryshe shtetin tonë "vulëhumbur", nuk i gjendet vula apostille.

Me çorganizimin e organizuar të kabinetit të ri qeveritar, qytetarët nuk kanë derë ku të shkojnë për hallin e tyre.

Ndërkohë, asnjë nga Ministritë e mundshme nuk e merr përsipër një detyrim të tillë, mgjs na paskan biseduar për këtë disa orë rresht "me dyer të mbyllura"!!!???

Hajde e thuaj po deshe pastaj që këta po qeverisin pa qytetarët?!

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor