Deputeti i PD i është bashkuar prej ditës së djeshme protestës së shoferëve, ndërsa sot iu bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të lënë protestuesit në të drejtën e tyre legjitime.
“Gjendje terrori ne Diber. Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferat protestues. Sot qe ne oren 06.00 te mengjesit jane ndaluar shoferet te cilet protestijne per te mbajtur gjalle frymen e gojes. Ato qe prej nente muajsh trokasin ne dyert e shteti, por fatkeqeshit, shqetesimi i tyre ka rene ne vesh te shurdher. Ata po protestojne kunder monopolizimit, kunder korupsionit, kunder polisicise e cila lejoi qe te mbillej e gjithe kurora e Dibres me droge. Jane pikerisht keta drejtues policie te cilet akoma vazhdojne te qendrojne ne detyre. Keta i sherbejne vetem krimit. I bej thirje urgjent Kryeministrit te vendit Zotit Edi Rama, Ministrit te Brendshem Zotit Fatmir Xhafa te lere protestuesit ne te drejten e tyre legjitime. Ne rast se keni vullnet, keni deshire per te bere sadopak shtet, keni momentin e duhur per ta treguar kete, duke e filluar nga Dibra”, shkruan Gjunkshi në ‘FB’.
(Postimi i deputetit Gjunkshi për situatën mes protestuesve dhe policisë në Peshkopi)
d.c./shqiptarja.com










