Sipas tij, dje nuk u lejua kontrolli i banesës së deputetit, pasi kishte ende prova që e inkriminonin atë, ndërsa sot janë shkatërruar.
“Kontroll i paralajmëruar për Trafikantin. E TURPSHME! Grupi i Partise Socialiste tashme i inkriminuar nga IL CAPO DEI CAPI, vendosi me urdher te Kumbarit te tallet dhe te perbuze Shqiptaret me nje vendim te pa pare e te pa degjuar ndonjehere ne historine e nje vendi Demokratik.
Dje dhe sot, ky grup ka deklaruar qe Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka prova per perfshirjen e Sajmir Tahirit!
Por, pse dje nuk e lane Prokurorine te kontrolloje banesen e Tahirit kurse sot vendosen ta lejojne ate?
Sepse dje kishte ende prova ne banesen e trafikantit Sajmir Tahiri, sot nuk ka asnje prove qe e inkriminon ate, tani qe kane shkaterruar provat e Tahirit ne banesen e tij keta bashkepunetore te narkotrafikut japin autorizimin qe te kryhet kontrolli i baneses se ish-Ministrit, deputetit te perfshire ne krim.
Kjo eshte te tallesh me Shqiptaret dhe me Drejtesine. Sajmir Tahiri eshte i vetmi trafikant i droges i cili publikisht eshte njoftuar nga organi i akuzes 72 ore perpara per kontrollin e baneses! Ky eshte TURP!”, shkruan Tahiri.
(Postimi i Balliut në Facebook)
d.c./shqiptarja.com





