Deputeti i PD paralajmëron përgjime të reja: Deri të shtunën do shihni si bëhen trafiqet e drogës

Debatet e forta kanë shoqëruar dhe Komisionin e Integrimit, ku deputetët e PD janë ndalur sërish te akuzat ndaj Agron Xhafajt, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë debatit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka paralajmëruar përgjime të reja nga PD. Spaho ka deklaruar se deri ditën e shtunë, kur opozita e bashkuar do të dalë në protestë, do të dalin përgjime të tjera, që sipas tij, tregojnë si bëhen trafiqet e drogës.  

Deri diten e shtune do te keni përgjime te tjera ku do tregohen se si bëhen trafiqet e drogës.

Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD

Pjesë nga debati:
Balla: Nuk ka ndodhur në asnjë vend të BE që ka qenë në këtë fazë që jemi ne, të ketë pasur një opozitë si kjo

Spaho: Nuk ka pas një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën.

Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaçeve

Spahia: Fol për drogën, për Fatmir Xhafajn

Balla: Pusho, kur flas unë këtu nuk flet njeri. Për Fatmir Xhafajn do flas se po ju godet aty ku ju dhemb më shumë. Ka vetëm një person që quhet Sali Ram Berisha që është regjisori

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 23/05/2018 19:11

    Po ky Spahia a eshte djali i te ndjerit Ali Spahia? Po ai ka qene bashkepuntor i Sigurmit te Shtetit kete e di gjithe Shkodraa po ashtu dhe sali qe e perdorte sa here i duheshe duke i bere presion me dosjet.

    Përgjigju
  • Leku.: 23/05/2018 17:56

    BALLA DUHET te SHKOJE ne shkolle nga e para .DEFTESA E TI E SHKOLLES SE MESME ESHTE E FALLSIFIKUAR , E TJETERSUAR .TE JAPE LLOGARI PER KURUMIN E SOTES ME DY PATENTA TE TAHIRIT ( NJE PER HELIKOPTER DHE NJE PER TRUCK) ME 1 MILION DOLLARE CASH .CILA BANKE TE OFRON CASH ?? FARMACIA E BABAIT TE TAHIRIT .ASNJE VEPRIM I LIGJSHEM .CDO GJE NEN TAVOLINE.MODELl me I shemtuar I paskomunizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja