Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e vlerëson pozitive krijimin e partisë së Ben Blushit, e cila quhet "Libra".
Përmes një statusi në Facebook, Patozi shkruan se sot është me "Libra-n" e Blushit, duke e cilësuar atë si një zë opozitar i fuqishëm dhe i uron asaj suksese.
Deputeti i PD-së shkruan se edhe pse me Blushin ndajnë bindje politike të kundërta, ai sot është me të.
"Edhe pse më ndajnë shumë ide, koncepte dhe rrethana me Ben Blushin, sot jam me të dhe me LIBRA-n, për t’i uruar mbarësi në sipërmarrjen e vet të vështirë politike.
Sepse rrugët dhe fatet tona mund të mos puqen kurrë, sado zgjedhje të komsumohen, por mua më mjafton kryemotivi i sotëm, sepse, si Partia Demokratike, e para forcë politike e pluralizmit, ashtu edhe LIBRA, si partia më e fundit shqiptare, besojnë fort tek një Shqipëri më e mirë pa Edi Ramën kryeministër. Ndaj suksese LIBRA!", shkruan Patozi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com