Demokratët janë skeptikë për premtimin e Edi Ramës se brenda katër viteve do ndërtohet rruga e Arbrit, pavarësisht se në janar 2018 është parashikuar nisja e punimeve, pas lidhjes së kontratës me kompaninë e ndërtimit.  

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se Rama hyn në Guiness si kryeministri që luan me Nintendo. Referuar videos së publikuar, Bylykbashi shkruan se nga premtimi në realitet është një det i tërë, ndërsa shton se të vetmen gjë që kryeministri ka bërë realitet janë tolenatat me drogë.

“Edi Rama është perle! Hyn në Guinness si Kryeministër që luan me Nintendo.‎ ‎Ka dalë në podium dhe po kënaq njerëzit me videogame për Rrugën e Arbrit. ‎Ka filluar të luajë me Nintendo dhe i duket se qeveris. Sheh njeriu në ekran se sa shpejt ecet te kjo Rruga Elektronike e Arbrit dhe i vjen të lidhë rripin e sigurimit në kolltuk të shtëpisë. Ku i dihet, ka bërë shtet Rama e të vë gjobë! Madje titulli i videogame është: Rruga e Arbërit - nga premtimi në realitet. ‎Siç qeveris Rama, nga premtimi në realitet, është në mes një det.‎ P.S.: Një gjë është e sigurtë, tonelatat e drogës vazhdojnë e kapen. Ato të pakten i ka bërë realitet”, shkruan Bylykbashi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com