Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë duart nga heronjtë e Kukësit, ndërsa policia të tërhiqet urgjentisht dhe t’iu bashkohet atyre në protestë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ pas ndalimit të 24 protestuesve, Balliu shkruan se arrestimet enveriste për të trembur heronjtë e Kukësit nuk d t’i ndalojnë apo të trembin shqiptarët. Ai shton se shqiptarëve nuk mund t’iu merret fryma si Edvinoviçit dhe se i gjithë vendi do t’i japë përgjigjen e merituar kryeministrit.
"O MJERAN FRIKACAK I VETMUAR LARG DUART NGA HERONJT E KUKËSIT. I bëj thirrje forcave të Policisë të tërhiqen urgjentisht dhe ti bashkohen heronjve të Kukësit në protestë kundër këtij regjimi mafioz dhe diktatorial.
Arrestimet enveriste për të trembur herojntë e Kukësit nuk do ti ndalojnë apo të trembin shqiptarët. Shqiptarëve nuk ju merret fryma si EDVINOVIÇIT. Këto janë provokime të cilat do të marrin përgjigje të shpejtë. Edhe një herë i bëj thirrje Policisë të distancohet nga këto arrestime enveriste. Kukësi dhe i gjithë vendi do ti japë përgjigjen e merituar EDVINOVIÇIT"
Klevis Balliu, deputet i PD
Lajmi kryesor: