Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja në një postim në rrjetet sociale thotë se 430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Gështenja ka publikuar një video ku shihet kryeministri Rama teksa shprehet se vlerëson projektin për inceneratorët. Nga ana tjetër deputeti demokrat thotë se 17 procedura janë kryer brenda 24 orëve për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa shton se këto procedura përfshijnë edhe Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë.
‘Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut. 430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës. Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.
17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!’- shkruan Gështenja.