Deputeti i PS: Bashkia e Vorës është kthyer në celulë të PD-së

Deputeti i PS: Bashkia e Vorës është kthyer në celulë të PD-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi në fjalën e tij në Kuvend ka theksuar se vëmendja e qeverisë tashmë është drejt zhvillimit rural, ndërsa shtoi se në bashkinë Vorë është stina e fundit ku kryetari i bashkisë vendos në rresht administratën dhe nuk i shërben qytetarëve.

“Jashtë Kuvendit sjellja e opozitës është totalisht në dëm të së ardhmes së vendit. Dua të ndaj me ju shqetësimin si deputetë i Vorës, se atje qytetarët nuk marrin dot shërbimin që u takon në zyrat e Bashkisë. Zyrat e Bashkisë Vorë, janë kthyer në celulë të Partisë Demokratike. Ky nuk është imazhi i banorëve të Vorës. I Shqipërisë jo e jo. Kjo është stina e fundit ku kryetari i Bashkisë së Vorës rreshton administratën dhe ndalë punën në shërbim të qytetarëve” tha deputeti Vorpsi

Duke u fokusuar te marrëveshja me Gjermaninë për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm Rural, Vorpsi u shpreh se janë 2 milionë euro që do investohen për programin “100 fshatrave”. Për këtë program po angazhohen katër ministri sipas zonave të përcaktuara. Janë tre shtylla kryesore, përmirësimin e infrastrukturës publike, infrastruktura rrugore, infrastruktura urbane, shërbimet publike, infrastrukturës mjedisore etj. Rivitalizimi hapësirave publike, agro turizmit, përmirësimi i kushteve të biznesit. Vora ka përfituar nga ky program në dy zona, Marikaj dhe Prezë”, tha ai.

“Janë 500 mijë euro të investuara për urën e vjetër dhe akset rrugore. Po ashtu segmenti rrugor Vorë-Fushë Krujë 4.9 milionë euro. Vora për pak ditë inauguron qendrën shëndetësore me një vlerë 600 mijë euro”, shtoi Vorpsi.

“Ana negative, që është kthyer në një gangrenë dhe ka të bëjë me rrjetin e energjisë elektrike të amortizuar në ekstrem. I bëjë thirrje ministres Balluku të zgjidh këtë problematikë në  dy zonat në fjalë, se ato njerëz të mirë boll janë dhunuar nga Fiqiru i Bashkisë. Ne do tregojmë vullnetin tonë sërish në drejtim të zhvillimit të vendit dhe zonave rurale”, tha Vorpsi.


Lajmi kryesor:

Rudina Hajdari flet në Kuvend nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen