Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi thotë se investimet në Shqipëri, për të parandaluar apo zvogëluar pasojat nga fatkeqësitë natyrore, kanë qenë pothuajse zero. Në një intervistë për emisionin "Shtypi i ditës dhe ju" në Report TV, Muçi u shpreh se edhe infrastruktura që u la nga sistemi komunist, u degradua.
“Problemet me natyrën janë evidente në të gjithë botën, çështja që shtron çdo shtet normal, ç’mund të bëjmë ne për t’i parandaluar apo për t’i zvogëluar pasojat. Në infrastrukturat që kanë të bëjë me atë rrugore, kanalet e ujimit, investimet në Shqipëri ka qenë pothuajse zero. Edhe ajo infrastrukturë që kishim nga sistemi i kaluar u la të degradohej. Janë arsye të ndryshme. Durrësi po ta krahasojmë me Gjirokastrën, kanë arsye të ndryshme. Në Durrës, në tokat bujqësore është ndërtuar. Përgjithësisht, kemi betonozim të sipërfaqes urbane. Masat që janë marrë janë tejet të pamjaftueshme. Duhet rikthyer vëmendja te infrastruktura, jo vetëm të betonizimi. Duhet kthyer vëmendja edhe te parqet.” tha Muçi.
Sipas deputetit, do duhet të kishte një plan të mirëfilltë dhe zgjidhje inxhinierike. Muçi shtoi se ka probleme edhe menaxhimin e mbetjeve, që shpesh here bllokojnë kanalet.
“Ajo që duhet të kishte ndodhur, do duhet të ishte plan urbanstik të mirëfilltë, jo plan sa për të thënë që kemi një plan. Një plan i mirëfilltë do shihte se ku janë vendosur banesat dhe do kishim zgjidhje inxhinierike. Ka plot zgjidhje teknike të ndryshme. Holanda ndodhet nën nivelin e ujit dhe nuk përmbytet kurrë. Ka zgjidhje. Unë do thoja, kemi 35 vjet, tashmë të flasim për kulturë të hedhjes së mbeturinave, nuk është ky thelbësisht problemi. Kur vjen puna te menaxhimi i mbetjeve, sot ne nuk kemi, nuk është implementuar një sistem grumbullimi dhe menaxhimi i mbetjeve. Nuk është problem që dikush e hodhi në kana,l, por me një reshje shiu zhvendoset dhe bllokon një kanal. Këtë gjë e shohim vit për vit. Për përmbytjet dhe zjarret duhen marrë masa.”, theksoi ai.
Lidhur me tunelin e Llogarasë, Muçi deklaroi se gjatë ditëve që pa reshje shiu, në fugat e tunelit u pa rrjedhje të ujit. Deputeti nëvizoi se duhet të ndërhyhet, pasu uji më të gërryejë hekurin dhe betonin.
“Anomalia që evidentohej aty, në ditët kur ra shi, pamë ujë në fugat, në hapësirën e tunelit, duket anormale nga ana inxhinierike. Uji që vjen, duhet të kalojë në tuba të caktuar dhe të dërgohet në vend të caktuar. Uji mund të gërryejë hekurin, betonin, edhe nëse meremetohet një e çarë, uji gjen rrugë tjetër. Nëse nuk ndërhyet dhe lihet që sa herë ka shi uji të rrjedhë ashtu.”, u shpreh Redi Muçi.
“Lëvizja Bashkë” kërkon zgjedhje të parakohshme, pasi sipas Muçit, qeveria nuk ka legjitimitet, për shkak të skandaleve të shumta. Muçi thotë se Sali Berisha kërkon qeveri teknike, që të shtyjë bashkëqeverisjen me Edi Ramën, teksa e di fare mirë që nuk mund t’i fitojë zgjedhjet kundër kryeministrit.
Muçi përsëriti se “Lëvizja Bashkë” nuk bashkëpunon me Sali Berishën,
“Është e vërtetë që Edi Rama mori 83 mandate më 11 maj, por që nga 11 maji kemi skandale të shumta. Është përfshirë zv.kryeministrja, të cilën SPAK kërkon që t’i hiqet imuniteti. Mbrojtja që i ka bërë kryeministri, nuk bazohet në asnjë argument. Padyshim. Rama ka deklaruar që deri më datë 22, nuk do gjykohet fare, nuk do shkojë as në Këshillin e Mandateve. Skandali me AKSHI, zyra e Agasit, ishte paradhoma e Edi Ramës, i cili firmos për ndërtimin e kullave dhe resorteve në vend. Legjitimiteti është vënë në pikëpyetje. Çdo faktor opozitar do duhej të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike lihej nga vetëdija e Sali Berishës, që nuk ka për t’i fituar zgjedhjet ndaj Edi Ramës. Ai është komod në pozitën e opozitarit të parë në vend. Sali Berisha është i hetuar, edhe Edi Ramës po i troket në derë SPAK. Qëllimi i tyre përmes reformës zgjedhore, është ta bëjë më të vështirë përfaqësimin nga partitë e vogla. Qeveria teknike e shtyn më tej bashkëqeverisjen mes Edi Ramës dhe qeverisë teknike. Asgjë nuk zgjidh qeveria teknike. Ne nuk do bashkohemi kurrë me sistemin e vjetër, PS-PD. Arsyeja që ne e kemi përmendur, nuk mund të bashkëpunojmë me njerëz që i kanë bërë keq vendit kur ishin në pushtet dhe me njerëz që po i bëjnë keq vendit tani në pushtet. Nuk kemi ndërmend të bashkëpunojmë, humbasim çdo legjitimitet që kemi fituar.”, nënvizoi Muçi.
Për partitë e reja, Muçi theksoi se strategjia që ata kanë ndjekur, është të 'kërcejnë' në trenin e PD.
Komente












