GREQI - Deputeti i Partisë së djathtë ultranacionaliste “Agimi i Artë” Ilias Panajotaros kërkon largimin e emigrantëve nga Greqia dhe fillimin e një lufte të re civile.
Në një intervistë për BBC, Panajotaros deklaron se “në momentin që qeveria nuk bën asgjë për këtë fakt, atëherë qytetarët duhet të zgjedhin mënyrën e tyre për tu mbrojtur”.
"Eshtë luftë civile", thotë Ilias Panajotaros, i cili ndër të tjera ka bërë thirrje për luftë qytetare në Greqi.
"Shoqëria greke është gati- edhe pse askujt nuk i pëlqen kjo - që të ketë një luftë të: një lloj të ri të luftës civile", thotë ai.
"Nga njëra anë janë nacionalistët si ne dhe grekët të cilët duan që vendi ynë të jetë ashtu siç duhet, dhe në anën tjetër emigrantë të paligjshëm, anarkistët dhe të gjithë ata që e kanë shkatërruar Athinën disa herë", -shton ai.
Mund të jenë dëgjuar shpesh komente të tilla në Greqi në këto kohë, por fakti qëndron ndryshe kur ajo vjen nga Ilias Panajotaros një anëtar i parlamentit grek, një nga 18 deputetët e zgjedhur të ekstremit të djathtë Agimi i Artë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.
Partia e ekstremit të djathtë të Greqisë, Agimi i Artë, fitoi 18 vende parlamentare në zgjedhjet e qershorit me një fushatë të hapur armiqësore ndaj emigrantëve të paligjshëm, ndërsa tani ka pohime se disa policë grekë po mbështesin partinë.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com