Deputeti PD: Rama shfryn ajër por
nuk mbulon bombat që kanë plasur

Deputeti PD: Rama shfryn ajër por<br />nuk mbulon bombat që kanë plasur<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kujtuar Edi Ramës zotimin e pak kohëve më parë, ku Kryeministri shprehej se nëse do të kishte hetime penale nga prokuroria  për njerëz në poste publike, ai do të jepte dorëheqjen dhe do të vihej në dispozicion të drejtësisë.

Nëpërmjet postimit në "Facebook", Salianji i kujton Ramës edhe deklaratën e tij me anë të një video, në Kuvend. Salianji citon Ramën duke thëne se vetëm pak kohë më parë kur Tahiri ishte ministër, Rama zotohej se do të dilte para Prokurorisë nëse këta të fundit do të hetonin në lidhje me  krimin.

salianji

Statusi i plotë i Salianjit:

Vetëm pak kohë më parë kur Tahirin e kishte ministër, thoshte:
"Nëse prokuroria heton për lidhje me krimin jap doreheqjen dhe i vihem në dispozicion drejtësisë...."
Sot shfryn ajër bosh për komplote kazanësh, thua se zhurma e ajrit të vet do mbysë bombat që i kanë plasur”

Deklarata e Ramës:

“Ne do të sanksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e prokurorisë për të provuar menjëherë, për të hetuar mbi baza faktike të një akuze ku për shkak të detyrës dikush akuzohet se ka kryer një vepër penale, ose ka bashkëpunuar për të kryer një vepër penale. Në tërë ato hatara që ju kanë nxjerrë ato hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do të vihem në dispozicion të drejtësisë”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës