Këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përmes koncertit “Trëndafilin kur ta dhashë” të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Koncerti do të mbahet më 25 janar në orën 19:00 dhe do të jetë një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug, ku mund të përjetoni pasurinë kulturore, magjinë e këngës shqipe dhe bukurinë e valleve tona tradicionale.
“Dhelprat e Vogla” është drama që do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë mbrëmjen e kësaj të premteje, por edhe të shtunën dhe të dielën, si dhe më 30, 31 janar dhe në 1 e 2 shkurt në orën 19:00. Me autor Lilian Hellman shfaqja vjen nën regjinë e Spiro Dunit.
“Gjenerata” është shfaqja që do të vijë nga Cirku Kombëtar në Teatrin e Kukullave në Tiranë në 25 dhe 26 janar nga ora 17:00-19:00.
Takimi i muajit janar tek klubi i librit “Arratisje” do nisë me një bashkëbisedim me shkrimtarin Brajan Sukaj më 25 janar në orën 15:00. Takimi do të mbahet te ambientet e organizatës rinore “Përpjekje” në Shkodër dhe në të do të flitet për librin e Sukajt, “I pushtuari dhe nata”.
“Djali miliarder” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë në 25 dhe 26 janar prej orës 10:30-11:30.
“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë mbrëmjen 25 dhe 26 janarit në orën 19:00. Vepra me autor Valentin Krosnogorov vjen nën regjinë e Milto Kutalit dhe me interpretimin e aktorëve Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri.