Edi Rama aplikantëve për deputet: Politika sot në moment degradimi! Është një rrugë e vështirë, guximtarët ia dalin! Po përgatisim gjeneratën PS 2030

“Politika është një rrugë e vështirë, por vetëm guximtarët ia dalin”. Kështu është shprehur ditën e sotme kryeministri njëherësh edhe kryetar i PS Edi Rama, në takimin e hapur me grupin e 3 të aplikantëve ër deputet në platformën digjitale “Deputeti që duam”.

“Duhet ta dini që kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës nuk hyn në një rrugë të shtruar, nuk hyn në një rrugë që është e drejtë, e as hyn në një rrugë që është e sheshtë, hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lart, e herë poshtë, herë ndërpriten nga pengesa, herë bëhen të rrezikshme, herë të bëjnë të thuash më mirë të kthehem dhe ajo që t’i konsideron të drejtë është një e drejtë të cilës vetëm ti mund t’ia nxjerrësh dukjen nëse ke forcën t’i rezistosh asaj rrugës gjarpëruese. Nuk ka një vlerësim objektiv të mundshëm, edhe vetë zgjedhja dhe vetë vota ka një dozë solidariteti e rrethanash që bëjnë që dikush në moment të caktuar të shihet e vlerësohet më shumë. Por ama kjo është një rrugë për guximtarët. Unë jam mbi të gjitha mirënjohës për ju që sëpari trokisni në derën e PS”, tha ai.

Rama tha se politika është në një moment riformësimi, pasi ka një pjesë të degraduar. Në këtë kuadër ai tha se PS ka detyrën që të udhëheqë ripërtëritjen e politikës.

“Përmes platformës “deputeti që duam” të përgatisim fuqinë që do të marrë stafetën. Po përgatisim PS 2030 që do të çojë përpara këtë parti në dekadën e ardhshme. Thotë se janë shumë 3 mandate, po përse janë shumë? Në vendet shumë demokratike të Europës, në vendet me standardet më të larta se shumica e vendeve të Europës, në veri të Europës, kemi parti që kanë bërë histori duke qëndruar 40 apo 50 vjet në pushtet. Kjo nuk është ambicie për pushtet, por për Shqipërinë”, tha Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, tha se të merresh me politikë nuk do të thotë se po merresh me një punë të pistë.

“Gjithçka varet nga duart, duart e pastra bëjnë një punë, ata të pista bëjnë një punë të caktuar, duart e afta bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika është shpikja më e jashtëzakonshme që njeriu ka bërë”, tha Rama.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lia: 22/10/2024 09:36

    Sepse ti je kryehajduti qe ke vjellur shqiperine ke bere genocid duke larguar gjysmen e popullsise duke vjedhur pronat e shiptarve duke shembur shtepi ti je i pari qe duhet te ikesh nga skena politike .

    Përgjigju
  • Guximi: 21/10/2024 23:25

    Dora e paster eshte ajo qe nuk puqet me trafikantin Tome Doshi, vrasesin Mark Frroku, Arben Ndoka apo Iljaz Hasanbelliu! Nuk jep rryshfet per imorale si Charles McGonigal, apo pret e percjell pastrues nderkombetare te parave te karteleve te kokaines. Ne Shqiperi tashme guzimtare jane pikerisht keto syresh dhe Rama eshte sipas ketij etaloni kryeguximtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja