Kosovë – Një video që qarkullon në internet ku tregohet shefi i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe serbe në Kuvendin e Kosovës, SLS, tregon edhe njëherë se pjesa më e madhe e deputetëve serb në këtë Kuvend janë vetëm sa për të plotësuar vendet.
 
Deputeti Sasha Milosavljeviq është filmuar duke i treguar njërës prej kolegeve të tij deputete një fotografi të nxehtë ku tregoheshin disa vajza të cilat kishin veshje provokuese.
 
Deputeti nuk ishte i angazhuar dhe as i interesuar të dëgjonte apo të debanonte për rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës, dhe po e shfrytëzonte rastin për të parë fotografitë erotike.