Duhet të distancohesh nga politika e Sllobodan Millosheviçt’, kjo ka qenë thirrja e deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit. Deputeti Kamberi i është drejtuar presidentit, Aleksandër Vuçivç duke i kërkuar që të distancohet nga politika e ish-presdientit të Jugosllavisë Millosheviçit sepse gjatë qeverisjes të tij Vuçiç ka shërbyer si ministër.
Kamberi është shprehur sot në parlament kundrejt Vuçiç duke i thënë se është larguar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiçi i cili ka dërguar çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ndërkohë nuk largohet nga politika e Millosheviç dhe bëmat e tij në Kosovë.
”Ju, zotëri president, jeni distancuar nga Vuk Jeremiqi i cili çështjen mbi legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka dërguar në GJND. Me qëllim të dhënies së kontributit në dialog duhet të distancoheni edhe nga politika e Sllobodan Millosheviçit dhe të bëmat e tija në Kosovë”, është shprehur Kamberi në Kuvendin e Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sot ka raportuar para deputetëve serbë mbi takimin e fundit që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.