TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, gazetari i njohur, Alfred Peza kërkon një reformim të shpejtë. Me një shënim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Peza shkruan se, “një nga institucionet që kërkojnë reformim të shpejtë e të thellë është RTSH-ja”. Sipas tij, “Radio Televizioni Shqiptar, i duhet rikthyer pronarit të vërtetë: Publikut shqiptar.
Për deputetin socialist, aktualisht RTSH-ja ndodhet në një moment paligjshmërie. “Përveçse një institucion i politizuar dhe jo profesional, aktualisht RTSH-ja ka një moment paligjshmërie, për shkak të skadimit të mandateve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të Bordit Administrativ dhe të Drejtorit të Përgjithshëm”, shkruan Peza në Facebook.
“Duhet ndalur rrënimi i mëtejshëm i këtij institucioni, duke e rikthyer atë në binarët e profesionalizmit dhe ligjshmërisë, në shërbim të të gjithë shqiptarëve”, përfundon shënimin e tij, deputeti socialist Alfred Peza.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)











