'Deputeti u hoq nga lista!....' Rama ironizon Klevis Balliun i paralajmëron fundin me bufin e kënetës

TIRANE - Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së, Klevis Balliu.

Akuzave të Klevis Balliut, Rama i përgjigjet me një videomesazh ku dëgjohen të qeshurat, montuar dhe me foto ku tavolinat e shqiptarëve janë plot.

Rama kujton se primaret e PD-së ishin një farsë dhe mashtrim i demokratëve nga Sali Berisha dhe videon në fund e shoqëron me një buf që lahet në një enë balte me ujë duke personifikuar, kreun e PD-së dhe ‘aleancën Shqipëria madhështore’ që e personifikon si kënetë me insekte e gjarpërinj. 

Rama u kujton demokratëve se ishte Berisha ai që vendosi emrat në listë dhe hoqi më të votuarit pasi nuk ishin të besuarit e tij.

Në fund të videos dëgjohet zëri i Berishës që thotë “Deputeti u hoq nga lista!”... duke paralajmëruar dhe Balliun se mund ta gjejë veten të eliminuar nga kryetari i tij.

Në një postim tjetër, Rama i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj rrugës së fatit europian të Shqiptarisë, duke votuar PS-në dhe deputetët e saj.

“Bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për vete dhe për kë të do zemra” shkruan Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi shënon në derbin e Stambollit, anësori 'i ngrin' festën! Besiktasi mposht Galatasarayn mes kartonave

VIDEO/ Ernest Muçi shënon në derbin e Stambollit, anësori 'i ngrin' festën! Besiktasi mposht Galatasarayn mes kartonave