Deputetja Açka: Në këtë kopsht zoologjik, Rama është hiena, kontrolloni kafazin tuaj! Kolegët e përjashtuar s’duhet t’i lini jashtë gjatë votimit

 

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për situatën në Kuvend ndërsa nuk ka kursyer komentin për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “hiena”. Sipas Açkës, deputetët e përjashtuar nuk duhet të jenë jashtë seancës në momentin e votimit të ligjeve por të ftohen në sallë.

“Meqë jemi në kopsht zoologjik siç thotë kreu juaj, të paktën kontrolloni kafazin tuaj të jetë këtu në orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare. Pse kryeministri nuk paraqitet sa herë e kërkojnë? Kjo Kushtetuta nuk është për të trembur demin e opozitës, por për ta respektuar. Mbase për ju kryeministri është Skënderbe e Zeus, por për ne është kryeministër që duhet ta japë llogari. Meqë na ka deklaruar si kopsht zoologjik që duhet të vijë sa herë të dojë, vendoseni vetë kush është qelbësi në këtë parlament. Kryeministri i bie të jetë hiena.

Komisioni hetimor, ju keni nxjerrë jo firma e këtij e atij, sa kohë deputeti thotë që firma e tij, s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat e njerëzve kur deputeti e thotë publikisht që është firma ime. Keni shkelur nenin 77.

Ju edhe sikur t’i përjashtoni, keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori. Në momentin e votimit jeni e detyruar t’i ftoni të votojnë. Si e gjithë Europa, momentin e votimit duhet t’i ftoni në sallë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul”, tha Açka.


Lajmi kryesor:

Seanca plenare në Kuvend, mes tensioneve dhe ‘zhurmuesve’, 3 projekt-vendime të miratuara! Opozita: Të anulohen, s’kanë kuorum


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime