Seanca plenare në Kuvend, mes tensioneve dhe ‘zhurmuesve’, 3 projekt-vendime të miratuara! Opozita: Të anulohen, s’kanë kuorum

Ditën e sotme në Kuvend u zhvillua një seancë plenare normale krahasuar me seancat e kaluara. Ashtu siç ishte paralajmëruar në nisje të seancës, jashtë dyerve të Kuvendit, u mbajt protesta e Berishës dhe deputetëve të përjashtuar. Ndërsa brenda sallës së kuvendit, pati debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancë.

Deputetët e opozitës akuzuan kryeparlamentaren Lindita Nikolla se po shkel rregulloren vazhdimisht, ndërsa kërkuan që të flitet për çështjen ‘McGonigal’, pavarësisht se kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa ditësh në një vizitë zyrtare në Japoni. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se mazhoranca duke përdorur organin e Konferencës së Kryetarëve ka shfuqizuar ligjin për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndryshe nga herët e tjera, ku përdorën bilbilë për të bllokuar punimet në seancë, këtë herë deputetët e opozitës përdorën një ‘audio zhurmues’ për të penguar fjalimet në foltore.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi deputetin e përjashtuar Edmon Spaho i cili prishi sesncën e rradhës që shkoi duke i fryrë bilbilit për 6 orë. Ajo tha se opozita do ta marrë përgjigjien e merituar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërsa deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi, vijuan me akuzat e tyre drejt kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, duke thënë se nuk di të zbatojë rregulloren e organit legjislativ. Në përfundim të debateve pjesa më e madhe e deputetëve lanë sallën ndërsa seanca plenare vijoi normalisht me diskutimin e raportit të këshillit për integrimin europian, dhe më pas me votimin dhe miratimin e 3 projektvendimeve të përcaktuara në rendin e ditës,

Kjo solli reagimin e deputetit, Gazment Bardhi i cili kërkoi që projektvendimet të anulohen sepse nuk ka pasur kuorum të nevojshëm në Kuvend, sa i takon prezencës së deputetëve që duhet të jetë 50 plus 1%.

Nikolla, kundërshtoi Bardhin duke sqaruar se prezentë në hapje të seancës ishin 74 deputetë duke konfirmuar kuorumin e duhur. Ndërsa demokrati iu përgjigj duke thënë se prezenca e deputetëve duhet të konfirmohet para çdo procesi votim, duke argumentuar se gjatë votimit të projekt vendimeve, kanë qenë të pranishëm rreth 64 deputetë në total.

3 projekt vendimet e miratuara:

  • Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”
  • Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”
  • Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”

Kujtojmë se për shkak të kaosit të krijuar në seancën e kaluar, u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli. Ndërkohë përveç, tyre vijojnë ende të jenë përjashtuar Sali Berisha dhe Flamur Noka. Byroja e Kuvendit ka shqyrtuar kërkesën e tyre dhe ka vendosur t'i përjashtojë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Votimi i tre projektligjeve në Kuvend, Bardhi: Të anulohen, nuk kanë kuorum! Nikolla merr urdhra nga Balla në telefon

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që pikat e rendit të ditës që u miratuan në përfundim të seancës plenare, të anullohen nga Nikolla sepse nuk plotësonin kuorumin e nevojshëm të më shumë se 70 votave.

Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se në nisje të seancës 74 deputetë kishin konfirmuar prezencën. Kjo u kundërshtua nga Bardhi i cili tha se prezenca e deputetëve duhet të konfirmohet para çdo votimi që bëhet në sallë dhe i kërkoi Nikollës që të mos komunikonte në telefon me Ballën por të respektonte rregulloren.

Bardhi: Ju sapo konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në kundërshtim me rregulloren. Që një votim të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 50 plus 1%. Më dëgjo mua mos dëgjo në telefon Ballën.

Në të dy pikat e rendit të ditës, morën pjesë më pak deputetë. Shpallni të anulluar të dy proceset e votimit që kaluan sepse janë në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën. Nikolla kthehuni në pozicionin tuaj si kryeparlamentare, nuk janë sms-të dhe telefonatat urdhëruese për të ushtruar kushtetutën.

Nikolla: E përsëris edhe njëherë ne ishim 74 prezentë, duke siguruar kuorumin e nevojshëm vijojmë me votimet.

Bardhi: Prezenca verifikohet në çdo proces votimi. Në vendimet që miratuat ju morën pjesë 56 deputetë. Votimi që sapo bëtë është i paligjshëm anti-kushtetues dhe e konsideroj të pavlefshëm.

Ora 13:35
Kryemadhi për Ramën: Ka mendime skizofreni! Çështjen ‘McGonigal’ do ta zgjidhë drejtësia amerikane

1677159343_MONIKAAKRYEMADHI770x418.jpg

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nga salla e Parlamentit tha se arroganca e kryeministrit Edi Rama ka kaluar çdo kufij dhe se tashmë dhe vetë socialistët ndihen të përdorur dhe se u mungon respekti.

“Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime. Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent.

Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë. Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri.

Frika e tij tregohet për mënyrën si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar Komisionin Hetimor sepse keni shfuqizuar ligjin. Nuk dua të zgjatem shumë.

Dua të theksoj se kemi nevojë për një parlament funksional, por mbi të gjitha për institucione funksionale. McGonigal do zbardhet si çështje vetë nga Amerika, sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet diplomatike, apo të një vendi partner”, tha Kryemadhi.

Ora 13:30
Debati për McGonigal, Kryemadhi: Rama është në panik për 2 Marsin, uroj të mos sëmuret

 

Deputetja Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është i frikësuar nga çështja McGonigal.

Kryemadhi tha se uron që Rama të jetë më 2 mars në Kuvend, e të mos nxjerrë justifikime se është sëmurë.

‘Fjalët tona janë të tepërta. Filozofia duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë, duhet të kishim kryeministrin. Pavarësisht mendimeve, arroganca e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Ajo që dua të theksoj është se socialistët ndihen të përdorur se respekti ndaj tyre është jo ekzistent.

Nuk përfaqësohen në parlament, se vetëm socialistët nuk përfaqësohen në veprat e tyre, e jo më në çështjen e fundit. E kuptoj panikun e Ramës, duke përdorur institucionin e kryeministrisë ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin. uroj që të mos sëmurët, të mos thotë jam me flamë. Nuk ka një frikë të madhe, do përgjigjet. Kemi nevojë për një parlament funksional”- tha Kryemadhi.

Ora 12:49
Zhupa kërkon të merret masë ndaj Spiropalit dhe Zeqajt: Njëri ka fyer rëndë Edmond Spahon, tjetri firmos me 2 duar

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa kërkon që të merret masë ndaj Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur ndaj Edmond Spahos. Po ashtu kërkon masë edhe për Baftjar Zeqajn që hedh firmë për veten dhe kolegët.

“Kërkoj masë për Baftjar Zeqajn që firmos me 2 duar dhe për Elisa Spiropalin që ka fyer rëndë Edmond Spahon, ka thyer kodin etik. Kryetari juaj i grupit del e paralajmëron se e di cfarë do të ndodhë më 3 mars. Kush është ai që di vendimet e drejtësisë?” – tha Ina Zhupa.

Ora 12:45
Vokshi: Po shkelni në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e mia! Do i rrimë cekan mbi kokë Edi Ramës për 13 pyetjet rreth McGonigal

 

Albana Vokshi është shprehur se Lindita Nikolla ka shkelur në mënyurë të vazhudeshme të drejtat e sja pasi kërkon të drejtën e fjalës. Ndër të tjera thotë se Edi Rama nuk do shpëtojë pa dhënë përgjigje për çështjen McGonigal.

“Ke shkelur mënyrë të vazhdueshme çdo të drejtë timen, çdo të drejtë të deputetit. Ngrije komisionin hetimor, le të vijë Edi Rama me çfarë çante i çoi ato para. Janë 13 pyetje, 2 javë më parë. Nuk e lë Kushtetuta në dorën tënde as të Nikollës. Thotë çdo të mërkurën 13 pyetje do t’i rrinë çekan mbi kokë Edi Ramës. Paratë që thoni juve të lobimit, Rama do vijë këtu. Shiheni pediatrinë e Durrësit se duhet të qani jo të qeshni”, tha Vokshi.

Ora 12:44
Braçe: Se votoj pr.ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve të bujqësisë, s’mbrohen bujqit

 

Kuvendi i është rikthyer rendit të ditës ku po flitet disi për projektligjin të privatizimit të ish ndërmarrjeve bujqësore. Edhe pse kryefjalë vijon të jetë McGonigal, deputeti Braçe foli edhe për këtë projektligj i cili tha se nuk ka për të votuar ligjin. Braçe thotë se nuk ka për të votuar pasi ende qeveria nuk ka bërë asnjë njoftim për bujqit, gjë që është sipas tij është shumë shqetësuese.

“Unë ligjin nuk do ta votoj sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet 92-96 me këto çmime. Na duhen hapësira publike. A e dini që në Myzeqqe nuk thajnë dot grurin  e tyre. Kush nuk ka paguar para që nga 92- deri më sot, s’ka pse përfiton nga këto prona. Ne me buxhetin e shtetit kemi caktuar 3.9 miliardë ndihmë për bujqësore dhe qeveria s’ka nxjerrë asnjë. Shikoni ciklet e bujqësisë, nuk mundet që bujku të rri të presin vendimin e Bujqësisë të punojnë tokën. Bëni ç’është e mundur ta bëni këtë. Nëse ua japim prapë paratë në dhjetor nuk ka asnjë lloj çështjeje.”- thotë Braçe.

Ora 12:39
Kaosi i vazhdueshëm në Kuvend, Braçe- Vokshit: Niseni nga origjina dhe flisni për lobimet ruse, mos flisni sipas erës së parfumit  

 

Deputeti socialist, Braçe është shprehur se situata e vazhdueshme në Kuvend është kaotike, gjithsesi duhet folur që nga origjina për këtë çështje. Ai iu drejtua Vokshit, për çështjen e lobimit rus.

“Dua të flas pak për gardën meqë e përmendet s’jam dakord që shtyn garda. Por ama në momente urdhri edhe pushkaton Garda, nuk shtyn dhe ju e mbani mend mirë këtë. Parlamenti ka kohë që po mbahet i bllokuar për një çështje që ka në thelb 3 deklarime parash. Në mars, nëntor dhe pak minuta më pas po prapë në nëntor. Janë deklarimet jo të mijat, por të departamentit të Shtetit. Duhet folur një më një, pa diskutim, po niseni nga origjina. Të kujt janë këto paratë që deklarohen këtu. Në gjykimin e këtij demokrati, këto para që në rrjetin e kompanive ishte ruse. Lobimi rus, si u mbyll nga prokuroria çështja e lobimit? Kam një pyetje Albana, e keni marrë në pyetje Bashën? Po kjo tjetra? Po ato formularët që duhej të plotësonit që tha Berisha i keni plotësuar? Nuk ju shkon të mbani këto qëndrime, mbajeni sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës.”- tha Vokshi.

Ora 12:08
Opozita vijon kaosin në Kuvend, bëhet zhurmë duke goditur tavolinat gjatë kohës që flasin socialistët

1677150305_Screenshot1.jpg

Në Kuvend deputetët e Rithemelimit vijojnë që të krijojnë kaos dhe zhurmë duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Duke u rënë tavolinave dhe me vendosjen e audio-zhurmuesve në seancën plenare, është krijuar një situatë aspak e zakontë.

Ora 11:46
Rrëzohet kërkesa e deputetëve të Rithemelimit për mocion me debat për McGonigal: Do të mbahet me 2 mars

1677144520_Screenshot1.jpg

Është rrëzuar kërkesa për mocion me debat e Rithemelimit për çështjen e McGonigal, për tu zhvilluar ditën e sotme. Ndërkohë seanca do të mbahet me datë 2 mars.

Ora 11:31
Bardhi përplaset me Nikollën: Po del në pension e s’ke lexuar akoma rregulloren e Kuvend

 

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kryetaren e Lindita Nikolla. Sipas Bardhit, Nikolla e ka për detyrë që të kthejë normalitetin në parlament, ndërsa shtoi se ajo nuk njeh si duhet rregulloren e Kuvendit.

‘Deputet rrethohen me punonjës të gardës është shfaqja më e shëmtuar. Pse duhet të qëndrojnë të rrethuar deputetët e Kuvendit me punonjës të gardës së republikës. Mungesë totale e respektimit të rregullores nga ana juaj. Po del në pension dhe s’ke lexuar akoma rregulloren e parlamentit. Punonjësit e gradës hyjnë kur cenohet integriteti fizik i deputetëve. A mund të më thoni se çfarë është rrezikuar? S’ka asnjë rregull që unë të flas në Foltore. Ti zonjë duhet të kthesh normalitetin në seanca plenare. Na vendos e një gardh këtu e ndaj PD me PS-në.’- u shpreh Bardhi.

Ora 11:29
Salianji: Si mund t’i trajtoni deputetët si lecka! Ju keni futur vuvuzelën deri në grykë e s’ju ka përjashtuar njeri

 

Ervin Salianji ka akuzuar Lindita Nikollën se po shkel Kushtetutën me vendimet e saj për përjashtim deputetësh duke thënë se marrin urdhra nga Edi Rama por në kohën kur ishin në opozitë kanë bërë më keq e s’janë përjashtuar.

“Si kryetare Kuvendi në vend që të jeni garantë e Kushtetutës, jeni në shkelje duke plotësuar kërkesat e partisë. Nëse jepni një gjë me të drejtë ka ndonjë përpëlitje dhe juve reagoni. Ju nuk respektoni as procedurën as afatin kohor. Mblidhni Etikën kur t’ju dojë qefi dhe kolegët e PS duhet të reagojë kur rrethohet hyrja e parlamentit sikur të jetë këtu thesar i Ali Babës. E di që e shihni këtu si thesar se nga këtu abuzoni që prodhon para Edi Rama për t’i dhënë McGonigal. E kuptoj pse bëni si të shqetësuar për zhurmën në parlament.

Ju keni futur vuvuzelën deri në grykë e s’ju ka përjashtuar njeri. Çfarë është kjo? Të përjashtohen 20 e ca deputetë se i do qefi Edi Ramës e të trajtohen si lecka. Ju jo vetëm keni bllokuar komisionet hetimore por edhe SPAK s’kthen përgjigje. Brenda 5 ditësh, SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për çështjen Rama-McGonigal”, tha Salianji.

Ora 11:28
‘Aventura’ e Spahos 6 orë me bilbil në Kuvend, Spiropali ironizon deputetin e përjashtuar: Do jetë në zemrat tona bilbilfryrësi i revolucionit

 

Ministrja e Shtetit për marrëdhnëiet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar mungesën e Edmond Spahos në Kuvend. Me epitetin ‘bilbilfryrës’, Spiropali iu drejtua Spahos dhe deputetëve të opozitës së përgjigjen do e marrin më 14 maj.

“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali.

Nikolla; Përmbahuni  procedurës.

Spiropali: Nuk ka akuzë por ju gjeni dëshpërimin tuaj. Ju e akuzoni si denoncues të zotit Basha, qetësohu Albana. Jeni ju ata që keni shpallur Bashën si pjesë të rublave ruse. Ju për procedurat tuaja, doni të mbroni SHBA nga Rama. Po ju jeni Non Grata. Jo ju, po ai tjetri ju jeni bodygarda.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë. Do ua ndërpres fjalën.

Spiropali: Kjo është alibi për humbjen tuaj në 14 maj, atëherë do e kuptoni se humbja do jetë çlirimi juaj.

Ora 11:22
Bushka i kthehet Tabakut: Konferenca e kryetarëve s’ka dhënë ende vendim, mos bëni 100 interpretime të rregullores

 

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka i ka kthyer përgjigje pretendimit të Jorida Tabaku, ku sipas saj ende nuk është marrë as vendim pro as kundër për ngritjen e një komisioni hetimor.

Tabaku thotë se në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve lidhur me diskutimin e Komisionit Hetimor, është shfuqizuar dhe se ligji nuk është më në fuqi. Ndërsa sipas Bushkës,

“S’ka vendim pro as kundër. Verifikojeni si është e vërteta. Rregullorja është 1 mos bëni 100 interpretime të ligjit. Sa i takon situatës në Kuvend unë propozoj t’i kthehemi rendit të ditës një folës pro dhe një folës kundër siç e thotë edhe rregullorja.”- thotë Bushka.

Ora 11:22
Leskaj krahason qeverinë me sundimin komunist: Jeni njësoj si ata të ’46-ës veç se nuk keni plumba

 

Deputeti Bujar Leskaj ka krahasuar qeverinë aktuale me sundimin e Enver Hoxhës.

Bujar Leskaj: Ju jeni njësoj si ata të ’46. Ju nuk keni plumba sot. Ju i hiqni fjalën e të drejta, për interpelancë, për srancë pyetjeshm për komision hetimor.

Lindita Nikolla: Mbaroi koha.

Bujar Leskaj: Ja dhe 1 minutë mos u shqetëso. Pse nuk iu përgjigj kryeministri pyetjeve tona? Cështja Rama-McGonigal është thembra e Akilit. Nëse mbani qëndrim anti demokratik, pasojat do bien mbi ju.

Ora 11:11
Ngritja e komisionit hetimor për çështjen McGonigal, Jorida Tabaku tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë detaje rreth mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku u diskutua ngritja e Komiisionit Hetimor për çështjen McGonigal dhe i është thënë që nuk është më në fuqi ligji që i jep deputetëve të opozitës të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë.

“Me kërkesën time kërkova që një grup deputetësh të PD kanë kërkuar që të ngrihet komision hetimor për të ushtruar të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë. Na u tha që konferenca e kryetarëve ka vendosur që ligji nuk është më në fuqi. Konferenca e kryetarëve nuk shfuqizon dot ligjin. Sot bëhet 1 vit që kryeministri është përgjigjur në komisionin hetimor dhe nuk do të tjera. Të drejtën e opozitës për komisione hetimore nuk e hiqni dot. Nesër bëhet 1 vit nga agresioni rus në Ukrainë, s’kishte diçka më shumë Putini se ç’po ndodh këtu. Po shihnim pamje të shëmtuara që zonjat deputete po shtyheshin nga Garda dhe të gjithë ne këtu përtej kaheve politike duhet reaguar. Do e thoja dhe nëse do ishte për gratë socialiste. Duhet të merrni masa për trajtimin e grave deputete nga seanca”, tha Tabaku.  

Ora 11:05
Baçi: Mu hodh garda ca nga kokët, ca nga këmbët, i morët më qafë se do i çojmë para drejtësisë! Pse më përjashtuat?

 

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor për çështjen McGonigal. Baçi kërkoi edhe arsyen se pse është përjashtuar më herët nga seanca.

Baçi: Kur mbaron dënimi duhet t’i thoni gardës që të më lënë të hyj. Mu hodhën ca nga koka ca nga këmbët. I morët më qafë, se do i drejtohemi institucioneve përkatëse për ta, se nga i marrin këto urdhra. Që isha përjashtuar, e mora vesh nga mediat. Tani keni bërë një zgjidhje shumë brilante, nja 7, 8 kolegë që firmosin për përjashtime.

Nikolla: Flisni për procedurë

Baçi: (ngre tonet), për procedurë po flas. Ata që më kanë përjashtuar të më thonë argumentet.

Nikolla: Ju po bëni histori...

Baçi: Skandalin e kryeministrit me McGonigal nuk do e kaloni kaq lehtë, do vazhdojmë të kërkojmë komisionin hetimor.

Ora 10:58
Deputetja Açka: Në këtë kopsht zoologjik, Rama është hiena, kontrolloni kafazin tuaj! Kolegët e përjashtuar s’duhet t’i lini jashtë gjatë votimit

 

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për situatën në Kuvend ndërsa nuk ka kursyer komentin për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “hiena”. Sipas Açkës, deputetët e përjashtuar nuk duhet të jenë jashtë seancës në momentin e votimit të ligjeve por të ftohen në sallë.

“Meqë jemi në kopsht zoologjik siç thotë kreu juaj, të paktën kontrolloni kafazin tuaj të jetë këtu në orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare. Pse kryeministri nuk paraqitet sa herë e kërkojnë? Kjo Kushtetuta nuk është për të trembur demin e opozitës, por për ta respektuar. Mbase për ju kryeministri është Skënderbe e Zeus, por për ne është kryeministër që duhet ta japë llogari. Meqë na ka deklaruar si kopsht zoologjik që duhet të vijë sa herë të dojë, vendoseni vetë kush është qelbësi në këtë parlament. Kryeministri i bie të jetë hiena.

Komisioni hetimor, ju keni nxjerrë jo firma e këtij e atij, sa kohë deputeti thotë që firma e tij, s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat e njerëzve kur deputeti e thotë publikisht që është firma ime. Keni shkelur nenin 77.

Ju edhe sikur t’i përjashtoni, keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori. Në momentin e votimit jeni e detyruar t’i ftoni të votojnë. Si e gjithë Europa, momentin e votimit duhet t’i ftoni në sallë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul”, tha Açka.

Ora 10:53
Debate në Kuvend/ Vokshi: Rama ka korruptuar agjentin e FBI, nuk e shpëtoni dot nga ne! Nikolla i fik mikrofonin

 

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministri Rama, ku sipas saj ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Duke qenë se s’po fliste për procedurë, Nikolla i ka fikur mikrofonin.

"Një gjë ta kemi të qartë, edhe ju të mazhorancës që me forcën e kartonit po shkelni çdo nen të kushtetues. Ccdo lloj manorve të bëni nuk e shpëtoni dot Ramën. McGonigal ndodhet në burg, ashtu do përfundojë edhe ai.  Kështu që nëse ka ende deputetë të ndershëm, të ngremë komisionin hetimor. Keni përjashtuar 24 deputetë zonja Nikolla, është turp. Pra ky parlament ka rënë, s’përgjigjet ndaj asgjëje, përveçse ndaj Ramës. E di që prekeni ku ju preket Edi Rama.

S’keni parë gjë akoma. Kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, korrupton një zyrtar të FBI."- tha ajo.

Nikolla i fik mikrofonin pasi nuk foli për procedurë.

Ora 10:49
Balla-Vokshit: Kam turp që të jesh t’i këtu! Opozita të ndryshojë këtë qasje, pas datës 3 mars s’do jeni kështu

 

Deputeti i PS, Taulant Balla po mbante fjalën në Foltoren e Kuvendit kur iu afrua Albana Vokshi, të cilës i thoshte se e ka për turp që ishte e pranishme aty. Teksa i shpjegoi sërish arsyen e mungesës së Ramës, i kërkoi opozitës që të ndryshojë sjellje ndërsa sipas tij, pas datës 3 mars kur Gjykata të vendosë fatin e PD, deputetët s’do jenë njësoj si sot.

“Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qasharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar. Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Cdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo që unë po ju them është që... sapo fole një gjuhë që nuk është e drejtë. Unë kam për turp të jesh ti këtu (i drejtohet Vokshit). Komisioni hetimor po shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve. Unë nuk mendoj që është normale që Kuvendi t’i zhvillojë seancë me seancë me të njëjtën qasje. Mësoni të bëni kërkesa e për t’iu drejtuar Byrosë duhet të vish me provë shtesë. Thirrja ime është, ne s’jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtim kolegësh por në Kuvend, vjen deputeti shkul mmikorfonin dhe i bie foltores si daulle, prandaj nuk komunikoj dot me qytetarët se më kanë dalë njerëz këtu që se di pse. Jam i sigurt që pas datës 3 s’do jeni më kështu. E rëndësishme është që problemet e brendshme mos i sillni këtu”, tha Taulant Balla.

Ora 10:47
Kuvend/ Balla i kthen përgjigje Zhupës, garda dhe deputetët e Rithemelimit rrethon foltoren

1677145507_Screenshot3.jpg

Garda dhe deputetët e rithemelimit kanë rrethuar foltoren teksa Balla është duke replikuar ndaj deputetes së PD-së, Ina Zhupa.

Ora 10:46
U lodhën duke i rënë bilbilit?! Deputetët e Rithemelimit bëjnë zhurmë me një sistem alarmi në Kuvend

1677145507_Screenshot3.jpg

Pas bilbilave, deputetët e Rithemelimit për të krijuar kaos dhe rrëmujë brenda Kuvendit, sot kanë zgjedhur që të vendosin në sfond një zhurmë të ngjashme me ato të sinjalizimit të një alarmi rreziku. Gjatë seancës plenare e kryesisht gjate momentit kur flasin deputetët e PS-së, ato vendosin një zhurmë shqetësuese për zhvillimin e seancës.

Ora 10:44
Zhupa- Nikollës: Deputetët janë përjashtuar në formë të paligjshme, duam Ramën të flasë për McGonigal

 

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kritikuar sërish kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për mos zbatim të rregullores së Kuvendit. Zhupa pretendon se deputetët janë përjashtuar në mënyrë të paligjshme, pasi janë thyer dy nene të rregullores.

“Rregulloren vetëm e lexoni, se zbatoni e lexoni vetëm për shou.  Sepse sipas rregullores deputetët duhet të hynin deri në marrje të vendimit të byrosë. Ku e garantuat ju këtë të drejtë?”- tha Zhupa.

Pjesë nga diskutimi:

Nikolla: S’është fare për rendin e ditës, as për procedurë

Zhupa: Janë shkelur dy nene të rregullores së Kuvendit, pra janë përjashtuar në formë të paligjshme. Duam atë që na jep kushtetuta, se merrni dot ju me mandate dhe vota të vjedhura. Duhet të vijë këtu Rama të flasë për McGonigal, të ngrihet komisuioni hetimor. Po e shkelët ju na detyroni t;u përgjigjemi sipas rregullave. Sepse jo gjë s’është normale kështu që mbani përgjegjësi. Kam një dakordësi për të dhënë me një ministre tuajn, e cila është shprehur se Rama është brand, po është brand i korrupsionit.

Ora 10:44
Luçiano Boçi zë foltoren në Kuvend, Balla: Largohu se më ke zënë pamjen, s’më shohin as kolegët

 

Sërish në Kuvend deputetët e PD-së vijojnë që të bllokojnë foltoren duke kërkuar që të krijojnë kaos. Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Taulant Balla ka bërë batuta me deputetët e Rithemelimit, që i kishin zënë foltoren, ndërsa Luçiano Boçit i kërkoi që të largohet, pasi sipas tij i kishte zënë pamjen dhe nuk arrinin që ta shihnin kolegët e tij.

Ora 10:37
Boçi: Kryeministri duhet të ishte këtu, kemi 2 javë që e kërkojmë! Pse e shkelni me këmbë Kushtetutën? Nikolla i ndërpret fjalën: Kaluat kohën

 

Luciano Boçi ka marrë fjalën në Kuvend duke thënë se është urgjente që kryeministri të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boci i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolli i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë.

Luciano Boçi: Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent ose përfaqësues ligjor. Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren? Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA.

Lindita Nikolla: Ju lutem mbaroi koha.

Luciano Boçi: Popo mbaroi koha, zgjate dhe pak. Çfarë ka bërë Edi Rama? Asgjë më pak e as më shumë se Enver Hoxha. Kjo është procedura, mos u trembni. Kërkesa jonë është urgjente. Mos vazhdoni me këtë turp se e dimë këtë pjesën që ju e keni turp pa turp dhe e dimë shumë mirë që lutja juaj është “kryeministër turpin e përditshëm na e fal sot”.

Lindita Nikolla: Jua ndërpres fjalën. Kanë kaluar 2 minuta.

Ora 10:31
Bylykbashi: Regjim fashist, na përjashton se kërkojmë një të drejtë kushtetuese! S’ka seancë normale pa hetuar ‘McGonigal’

 

Deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se me përjashtimet e njëpasnjëshme mazhoranca po sillet si fashiste.

“Me një vendim fashist parlamenti i Shqipërisë, përsëri përjashtoi deputetë të Parlamentit nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë. Mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese në emër të shqiptarëve, kontrolli i qeverisë.

Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Edi Ramës me McGonigal, që synon shkatërrimin e demokracisë në Shqipërisë. Këtë kemi kërkuar ne dhe për këtë të drejtë kushtetuese deputetët e opozitës janë përjashtuar. Kemi vendosur që të mos ketë seanca normale në Kuvend pa u garantuan e drejta kushtetuese e shqiptarëve”, ka thënë Bylykbashi.

Ora 10:25
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seanca plenare

1677144188_finalprojekt.00525521.Still019.jpg

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seanca plenare. Sot nuk marrin pjesë në seancë 8 deputetë, 6 të përjashtuar nga seanca e shkuar dhe Sali Berisha e Flamur Noka që nuk kanë plotësuar ende 10 ditët e përjashtimit, vendim i dhënë më parë.

Ora 10:16
Deputetët e PD tentojnë të futen në Kuvend, Garda nuk i lejon! Vokshi: Si guxoni të ngrini dorën ndaj deputetëve? Boçi: Je palo djalë! Është i operuar tjetri

1677143644_Screenshot1.jpg

Deputetët e PD që janë të përjashtuar nga seanca plenare janë përplasur me Gardën pasi nuk lejohen të futen në Kuvend. Pranë tyre janë edhe disa deputetë që duan të futen në sallën e parlamentit por dera është e bllokuar nga punonjësit e Gardës.

Edmond Spaho: Ai që fshihet si miu duhet të vijë këtu.

Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një?

Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti

Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Nuk kam qejf të më prekësh, ndaj hape derën që të futem. Hape derën të futem se nuk më merr aty ore.

Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë.

Luan Baçi: Ti je palo djalë. Kë shtyni kështu? Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti? Nuk kam nevojë për ndjesën tuaj. T'ju vijë turp. Ç'është kjo punë? Erdhi tjetri dhe më hipi lart. 

Luçiano Boçi: Jemi njerëz. Është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në alkatraz. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës.

Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputetin.

Luçiano Boçi: Po na e bëni sikur po futemi në Alkatraz.

Ora 10:07
Përsëritet skenari, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit tentojnë sërish të futen në Kuvend

 

Deputetët e Rithemelimit, të përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të krijuar në seancat e kaluar plenare, kanë kërkuar sërish që të futen në ambientet e parlamentit. Nga ana tjetër deputetët e përjashtuar, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.

Ora 09:57
U përjashtuan nga seanca plenare, deputetët e PD-së ankimojnë vendimin! Pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit

1676546539_Screenshot12.jpg

Deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtim nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre.

Ankimimi i vendimit nga deputetët e Berishës

Ankimimi i vendimit nga deputetët e Berishës
Ora 09:54
Edmond Spaho del nga selia blu: Duhet të na lejojnë të futemi në Kuvend! Se çfarë bëjnë me forcë është tjetër punë

 

Pasi doli nga selia blu, deputeti i PD, Edmond Spaho tha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se kanë bërë ankesë për vendimin e Sekretariatit të Etikës që i ka përjashtuar nga Kuvendi pasi bllokoi seancën e shkuar duke i fryrë bilbilit për 6 orë. Ashtu si javën e shkuar, Spaho do të bëjë të njëjtin veprim si deputetët që ishin përjashtuar dhe do tentojë të futet në Kuvend.

“Ne kemi bërë ankesë te Byroja e Kuvendit për vendimin që ka marrë Etika. Derisa të na dëgjojë Byroja do të duhet të na lejojnë të hyjmë në Kuvend. Se çfarë bëjnë me forcë është tjetër punë”, tha Spaho.

 

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaaaaa: 23/02/2023 16:56

    Soaho bilbilfryres…. Te mare kete temin ti fryje nuk do beje keq.

    Përgjigju
  • KAÇI TARRAÇI: 23/02/2023 15:36

    O monika kok öopa prit se dardha e ka bishtin mbrapa. Ka filluar numurimi mbrapsht e provoi bureci jot derën e SPAKUT prit dhe pak me dashuri e qetsi se jetën fort do ta shijosh moj monika kodosh.

    Përgjigju
  • urim: 23/02/2023 13:57

    aty ju ngeli juve a medet cna ka gjet

    Përgjigju
  • Meri: 23/02/2023 13:46

    Idjotësia dhe rrugaçëria e kësaj opozite me ne krye Sali Berishën,ka shkatërruas kulturën e mirësjelljes në kët vënd.Duke luajtur këte "teatër "te turpshëm ,mendojne se i bëjnë dëm pozites por,në faktë i bëjnë dëm vetes,edhe neve na jan shkatërruar nervat me këtë sjellje rrugaçrie.

    Përgjigju
  • Ani: 23/02/2023 13:25

    Njerez te pa mend mjer ata qe i votojm

    Përgjigju
  • Adi: 23/02/2023 13:19

    Po ska me ca meret rama e do ju kthej sa her ta pysni per kte tem

    Përgjigju
  • Sinan: 23/02/2023 13:09

    Parlamenti shkret ka lloj lloj injorantesh me kryesori Saliu

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/02/2023 12:45

    Tè zè trishtimi psikologjik dhe lufton me dyshimet mbi negativizmin e kombit tènd, kur sheh dhe dègjon perversitetin, falsitetin dhe pèshtirèsinè e formatit tè Mulit, Vokshit, prasit Shehu apo Boçi. Edhe sikur Rama me hajdutèt e tij, tè fimohet direkt duke vjedhur,,,,,shqiptarèt nuk do pranojnè fèlliqèsirat e Saliut si alternativè qeverisèse. SPAK,,,ku na mbete?

    Përgjigju
  • titi: 23/02/2023 12:25

    rama ska pse flet me per ket ceshtje kur ka folur vet amerika

    Përgjigju
  • Alb: 23/02/2023 12:07

    Qa prete populli shqiptre. Parlamenti ashte mush me injoranc

    Përgjigju
  • e drejta: 23/02/2023 10:28

    PEHNAT E VENDIT....PO DEKOMPOZITOHEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!