Deputetja Arta Dade shpallet
“Qytetare Nderi” e Përmetit

Deputetja Arta Dade shpallet<br />“Qytetare Nderi” e Përmetit
PERMET- Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade është shpallur sot në qytetin e Përmetit “Qytetare Nderi”. Ceremonia e dhënies së titullit u mbajt ditën e sotme në “Pallatin e Kulturës” të këtij qyteti, ku e pranishme ishte edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi. Në fjalën e saj, deputetja Kryemadhi shprehur administrim për forcën dhe vendosmërinë politike të Arta Sades.
 
“Dade duhet të jetë qytetare e nderit e Shqipërisë. Është për t'u admiruar për forcën dhe vendosmërinë që ka treguar në politikë”, tha deputetja Monika Kryemadhi.

Në vitet 2009-2013 Arta Dade ka qenë përfaqësuese e rrethit të Përmetit në legjislaturë dhe koordinatore për zgjedhjet vendore të vitit 2011-ës si përfaqësuese e PS.

VEPRIMTARIA PROFESIONALE DHE POLITIKE E ARTA DADES
Arta Dade lindi më 15 mars të vitit 1953 në Tiranë, është politikane shqiptare, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Edukimi
Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze.

Veprimtaria profesionale
Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Veprimtaria politike
Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Europiane.
Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Pastisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjat këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi