Fluks i lartë trafiku u raportua dhe ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan - Bradashesh. Prej disa orësh në radhë kilometrike, situata në këtë aks është normalizuar dhe automjetet kanë filluar të qarkullojnë.
Report Tv solli edhe pamjet me dron përgjatë aksit Elbasan- Bradashesh ku dukej qartë ngarkesa e automjeteve në të dyja akset që të çojnë drejt Bradasheshit.
Kjo situatë u shkaktua nga automjetet që po kthehen nga zonat e Pogradecit dhe Korçës pas pushimeve për ndërrimin e viteve.
Po ashtu shkak për krijimin e radhëve të gjata është bërë edhe fluksi i madh i qytetarë që po kthehen drejt Tiranës, edhe punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës në aksin Librazhd-Fushë Labinot teksa shihet se automjetet nuk lëvizin më shumë se 10 km/h.
Fluksi i lartë i automjeteve përveç festave, lidhet dhe me rikthimin në punë për vitin 2026 ditën e nesërme.
Komente








Pa sistem hekurudhor ka mbaruar kombi
Përgjigju