"Serbia do të detyrohet që të njohë shtetin e Kosovës dhe kjo do të ndodhë përpara se ajo të anëtarësohet në Bashkimin Europian". Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputetja britanike Karen Lamli.
Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se deputetja britanike ka thënë se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe këtë e ka thënë si kryesuese e grupit parlamentar për miqësi me Serbinë, në Parlamentin e Britanisë.
Karen Lamli ka theksuar se Serbia ka kohë që dëshiron ti bashkohet Bashkimit Evropian, por kusht për këtë është zgjidhja e problemit me Kosovën dhe njohja e pavarësisë së saj.
Ajo ka theksuar se nëse Serbia nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, atëherë vendi do të mbetet prapa, pasi kushtet i ka të vendosura.
/Shqiptarja.com