Deputetja britanike ngre alarmin: Në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët me ambulanca! Britania të ndalë eksportet drejt Serbisë

Deputetja britanike ngre alarmin: Në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët me ambulanca! Britania të ndalë eksportet drejt Serbisë

Alicia Kearns

“Kosova është në situatë kritike dhe Mbretëria e Bashkuar ka një përgjegjësi atje”. Kështu u shpreh deputetja britanike Alicia Kearns e cila ka ngritur alarmin se në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohet armatim nga Serbia përmes ambulancave.

“Qeveria është e vetëdijshme, dhe ushtarët tanë të sapokthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armatim që kontrabandohet nga kufiri prej Serbisë në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që të sigurohet leja, ‘befasishëm’ një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët”, tha Kearns duke kërkuar edhe një herë qeverisë që të qëndrojë pranë Kosovës.  

Gjatë adresimit të saj në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku si temë kyçe kishte përkujtimin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës Kearns shprehu shqetësimin edhe për armatimet që Britania i shet Serbisë dhe kërkon që të vihen ‘frena’.

“Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione të vogla Serbisë. Duke qenë se policia atje ka kryer sulme dhe ka rrëmbyer tre policë kosovarë, si e dimë ne se asgjë që i kemi shitur Serbisë nuk përdoret në atë kontekst? Unë kërkoj që të vihen frena dore në të gjitha eksportet drejt Serbisë”, tha Kearns.

Po ashtu kërkoi që mandatit të KFOR-it t’i zgjatet mandati për të luftuar kontrabandën e armëve në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës i cilëson si moment kritik që ka prekur Ballkanin. Teksa kujton masakrën e Sebrenicës thotë se në vitin 1995 bënë premtim se nuk do të ketë më gjakderdhje ndaj i bën thirrje qeverisë që të zgjohet e të mbajë këtë premtim.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën